• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK NA LANË TË PINIM NJË KAFE NË PRIZREN”/ Shqiptarët e pavaksinuar habiten që nuk u lejohet hyrja në Kosovë
Home
Rajon

“NUK NA LANË TË PINIM NJË KAFE NË PRIZREN”/ Shqiptarët e pavaksinuar habiten që nuk u lejohet hyrja në Kosovë

3 January, 2022 Delo.autor Rajon

Të pavaksinuarit nuk mund të futen më në territorin e Kosovës, as edhe me një test negativ për Covid-19. Përjashtim nuk bëjnë as qytetarët nga Shqipëria, të cilët duhet të kenë dy doza për të kaluar kufirin.

Masat e reja të qeverisë së Kosovës duket se I gjetën të painformuar disa shqiptarë, të kthyer nga policia kufitare e Vërmicës. “Unë pres dozën e dytë me datë 13 janar, por nuk të lënë të futesh. Do pres deri atëherë”, thotë një qytetar. “Unë e kam bërë, por nusja ishte me test. Nuk na lanë të pinim një kafe në Prizren”, thotë një tjetër.

Qeveria e Kosovës vendosi të ashpërsojë masat anti-Covid, për shkak të rritjes së numrit të rasteve aktive me koronavirus në vend. Nga kjo e hënë nuk vlen asnjë dokument tjetër për të kaluar kufirin nga shtetasit e huaj.

Ndërsa për shtetasit e Kosovës që kërkojnë të kthehen në vend, por nuk janë vaksinuar, do t’iu mundësohet që të imunizohen në aeroportin “Adem Jashari” dhe në pikat kufitare në Vërmicë, Merdare, Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit.

Kategoritë që përjashtohen nga masat e reja janë: personat që do ta përdorin Kosovën si vend transiti me kushtin që të largohen brenda 3 orëve, personat nën moshën 12 vjeç, diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë dhe personat që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore dhe ata që punojnë si shoferë profesionistë. Që prej nisjes së pandemisë, Kosova ka raportuar 161 mijë raste me Covid-19 dhe 2991 jetë të humbura.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË HISTORI HAKMARRJEJE/ Si Vinçens Piroli u fut ilegalisht në territorin malazez dhe ekzekutoi 68-vjeçarin (DETAJET)
Previous article I DYSHUAR PËR VRASJE/ Plagosja me armë zjarri në Lezhë, 34-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar (DETAJET)

Delo.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT