• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK MUND TË RRIHET NË SALLË ME NJË HAJDUTE”/ Berisha paralajmëron: Do të sjellim mosbindjen civile në Kuvend nëse…
Home
Politikë

“NUK MUND TË RRIHET NË SALLË ME NJË HAJDUTE”/ Berisha paralajmëron: Do të sjellim mosbindjen civile në Kuvend nëse…

12 December, 2024 s.autor Politikë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar mazhorancën se nëse nuk do të zbatojnë Kushtetutën sa i takon mandatit të socialistes Olta Xhaçka, opozita do të demonstrojë mosbindjen civile në sallën e Kuvendit.

Ai theksoi se nuk mund të rrijë në sallë “me një hajdute që ka marrë tokën publike”. “Nëse nuk zbatoni Kushtetutën, mosbindja civile do vijë në sallë! A mund të rrihet në sallë me një hajdute që ka marrë tokën publike?”, u shpreh ai.

Pjesë nga fjala e kreut të PD:

Ju ndjeheni mirë, se ju jeni si zogj të klloçkës, por asaj klloçkës do i vijë fundi dhe do dilni pa pupla.

Çfarë diskutojmë këtu?

Që këtu merr fund. Mazhoranca Xhaçka, Kushtetuta Xhaçka.

Edhe ju keni dosjet e krimit palë-palë. Nuk them secili prej jush, por shumë e shumë prej jush.

Ku është ky? Ja, kujt t’ia vesh dorën.

Po kjo Velistja që fliste në TV mbrëmë gjysmë ore mbrëmë për të se si i devijonte fondet.

Zonjë, është e shkruar në muret e parlamentit amendamenti yt direkt për 500 milionë lekë për djegësin e Tiranës. Ku janë ato na thuaj pak? Dhe kryeson një komision ti. Po ti je për komision tjetër. Po, po!

Po shëndetësia?

Po në qoftë se ka një sektor ku kryhen krime kundër njerëzimit është sektori i shëndetësisë.

Avoketërit e tyre nëpër studio thonë fjalët më të rënda për të sëmurët. Fjalë që nuk i thotë kush kurrë për të sëmurët. As në minutat e fundit të jetës së tyre nuk i thotë.

Sepse ata nuk vdesin nga sëmundja, vdesin nga ilaçet që nuk marrin se u vidhni fondet.

Po kanceri i gjirit ka një dekurs absolutisht ndër më pozitivët nëse kapet herët, është plotësisht i mjekueshëm. Çfarë u thua ti zonja që dole këtu dhe recitove. Po kur stepesh para gjakut të një fëmije, ti je grua e rrezikshme.

Ti nuk mund të flisje kurrë po të kishte parasysh se je thirrur në interpelancë për një 14-vjeçar që u ther në gjirin e shkollës.

Po ato 600 gra që nuk morën brankoterapinë për tre vite, çfarë u thua ti atyre? Rroftë Edi Rama se vjedhim së bashku?

Është krim kundër njerëzimit.

8.2 miliardë euro buxheti, 16 milionë për 800 mijë pensionistë. Rrogat tuaja lart e më lart.

Pretendoni se keni rritur rrogat, nuk keni rritur as shkallën e indeksimit.

Spekuloni me euron.

Po, tuajat i keni rritur. I keni rritur shumë.

Ne kërkojmë të respektoni Kushtetutën, përndryshe mosbindja civile do vijë edhe në sallë. Po, do vijë në sallë. Nuk mund të shkelmoni ju Kushtetutën sipas qejfit tuaj. A mund të rrihet në parlament me një hajdute që ka marrë tokën publike si ministre?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONE NË PARLAMENT/ Gogu i përgjigjet Bardhit: Laje gojën nga akuzat për babin e Zenit dhe Nokën, pastaj merru me PS
Previous article PËRFUNDON MANDATIN SI ANËTARE KUSHTETUESE/ Holta Zaçaj thërret mbledhjen e gjyqtarëve

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan... Politikë

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT