Presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi sot se prokurori special, Robert Mueller kishte zhvilluar hetimin e tij me nder, një ditë pas njoftimit nga ministri amerikan i Drejtësisë të mungesës së elementeve që provojnë një lidhje mes ekipit të Trumë dhe Moskës gjatë presidenciales 2016.
“Po”, u përgjigj thjesht Trump, i pyetur mbi faktin nëse Mueller i kishte zhvilluar hetimet e tij në mënyrë të ndershme. “Ne nuk mund të lejojmë që diçka e tillë t’i ndodhë një presidenti tjetër”, shtoi Trump.