• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LARTËSITË GOLAN PJESË E TERRITORIT IZREALIT/ Presidenti Trump i njeh zyrtarisht
Home
Nderkombetare

LARTËSITË GOLAN PJESË E TERRITORIT IZREALIT/ Presidenti Trump i njeh zyrtarisht

25 March, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi një proklamatë që njeh zyrtarisht Lartësitë Golan si territor izraelit.

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua gjatë një vizite të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Shtëpinë e Bardhë.

Pas bisedimeve me Presidentin Trump, zoti Netanyahu do të niset menjëherë për në Izrael, duke e shkurtuar vizitën, për shkak të një sulmi me raketa nga Rripi i Gazës.

Vizita vjen në një kohë që zoti Netanyahu përpiqet të sigurojë mbështetje politike për zgjedhjet e 9 prillit.

Me një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që njeh zyrtarisht Lartësitë Golan si territor izraelit.

Izraeli e pushtoi këtë territor nga Siria gjatë Luftës Gjashtë Ditore më 1967 dhe e aneksoi atë në vitin 1981.

Nënshkrimi u bë në praninë e kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanjahu, i cili po e shkurton vizitën në SHBA për shkak të sulmit me raketa nga Rripi i Gazës, që udhëheqësi izraelit e quajti “kriminal”.

Në një deklaratë zoti Netanyahu tha se Izraeli do të reagonte me forcë ndaj sulmit.

Raketa goditi një shtëpi në Izraelin qendror, në verilindje të Tel Avivit, duke plagosur shtatë vetë.

“Ne u zgjuam nga shpërthimi, unë jetoj disa rrugë më larg, xhamat e dritareve u dridhën dhe në shtëpitë që ishin më pranë, ato u shkatërruan. Ne telefonuam për të parë nëse kishte të plagosur dhe se si mund të ndihmonim,” thotë Yoav Zohar, banor vendës.

Policia izraelite tha se raketa ra në komunitetin Mishmeret, në veri të qytetit Kfar Saba, duke shkaktuar zjarr dhe shkatërrimin e shtëpisë.

Ushtria izraelite tha se kishte identifikuar një raketë të lëshuar nga Rripi i Gazës.

Deri tani askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për incidentin.

Sulmi ndërmerret 10 ditë pas një tjetër incidenti, kur raketat goditën kryeqytetin Tel-Aviv, një zonë me popullsi të dendur.

Vizita e zotit Netanjahu në Uashington vjen ndërkohë që ai po përpiqet të sigurojë mbështetje politike për zgjedhjet e 9 prillit, një garë e vështirë, ku ai synon të rizgjidhet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EPO I VENDOS ME..."/ Fansja e pyet nëse vendos lente, Kejvina i kthen përgjigjen epike (FOTO)
Previous article "NUK MUND TË LEJOJMË..."/ Trump: Prokurori special Mueller ka zhvilluar hetimet me...

k.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT