• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUK MBAJTËN MASKËN DHE NUK RESPEKTUAN RREGULLAT/ Policia gjobit 289 qytetarë, ndëshkohen edhe 3 subjekte private
Home
Aktualitet
Kronikë

NUK MBAJTËN MASKËN DHE NUK RESPEKTUAN RREGULLAT/ Policia gjobit 289 qytetarë, ndëshkohen edhe 3 subjekte private

31 December, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e shtetit nuk fal qytetarët as në vigjilje të ndërrimit të viteve. Përmes një njoftimi shpërndarë mediave, policia tha se 289 qytetarë janë ndëshkuar me masë administrative, pasi nuk zbatuan masat anticovid.

Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 3 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Njoftimi i plotë:

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 276 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 3 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 10 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 20:30, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E VRAVA NGA..."/ Zbardhet dëshmia e 59-vjeçarit që ekzekutoi dy motrat, ja çfarë tha në polici (DETAJET)
Previous article AKUZAT E PD PËR NDRYSHIMET NË QEVERI/ Reagon ministrja Ekonomi: Erdhën në kabinet përfaqësues politikë që kanë mandat deputeti

s.autor

Postime të ngjashme

KRIMI QË TRONDITI BELGJIKËN/ Baba e bir u gjetën të vdekur, mediat: Mund të jetë implikuar mafia shqiptare Aktualitet

KRIMI QË TRONDITI BELGJIKËN/ Baba e bir u gjetën të vdekur, mediat: Mund të jetë implikuar mafia shqiptare

ALARMOHET SARANDA/ Zjarri përhapet me shpejtësi, hotele dhe banesa në RREZIK... Aktualitet

ALARMOHET SARANDA/ Zjarri përhapet me shpejtësi, hotele dhe banesa në RREZIK...

E RËNDË/ Po filmonte bregdetin me telefon, grupi i të rinjve e dhunon barbarisht qytetarin në Kakome! Përfundon në spital Aktualitet

E RËNDË/ Po filmonte bregdetin me telefon, grupi i të rinjve e dhunon barbarisht qytetarin në Kakome! Përfundon në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT