Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë gjobitur 453 qytetarë për mosmbajtje të maskës, në kuadër të rregullave antiCOVID..
Qytetarët në shkelje të vendimit janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili.
Policia njofton se gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 5 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid./ Gazeta SHQIP


