• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter
Home
Aktualitet
Kronikë

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter

30 August, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur përditësimin e situatës së zjarreve në vend, referuar të dhënave operacionale të orës 14:00 të 30 gushtit. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 11 vatra zjarri, nga të cilat 6 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 3 të tjera mbahen nën mbikëqyrje.

Vatrat aktive janë evidentuar në Dajt në Tiranë, si dhe në Vajkal, Sllatinë, Lundre dhe Ballenjë në qarkun Dibër dhe në Rrilë të qarkut Lezhë. Sipas autoriteteve, në asnjërën prej këtyre zonave nuk raportohet rrezik për banesat apo zonat e banuara. Angazhimi më i madh i forcave vijon në Sllatinë, ku operojnë 91 efektivë, ndërsa në Vajkal janë angazhuar 38 forca të MZSH-së dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura.

Në Lundre të Matit, për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve në masivin pyjor, të favorizuar nga era, është aktivizuar edhe një helikopter i Forcës Ajrore. Ndërkohë, në Ballenjë të Martaneshit, ndërhyrja po vështirësohet nga terreni, pasi zjarri ndodhet në një zonë të mbrojtur.

Në total, në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 173 forca operacionale, 16 automjete zjarrfikëse, 50 forca ushtarake dhe një helikopter i Forcës Ajrore.

 

Ndërkohë, vatrat në Qafë të Helmës, malin e Dardhës dhe malin e Qukësit vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po ndjek situatën në të gjithë territorin, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e Mbrojtjes Civile. Autoritetet deklarojnë se kapacitetet operacionale mbeten në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARM NË RODOS/ Doli tym nga motori, avioni i Olympic Air kthehet në aeroport
Previous article FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

s.autor

Postime të ngjashme

FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë Aktualitet

FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

E PËSON KEQ/ Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT