• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK KUPTOJMË SE NË CILIN SHTET JEMI”/ Ekspertët: Vendosni emra shqiptarë
Home
Sociale

“NUK KUPTOJMË SE NË CILIN SHTET JEMI”/ Ekspertët: Vendosni emra shqiptarë

1 September, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Shqiptarët duket se janë një ndër popujt që ndikohen më së shumti nga faktorët politik dhe historik në vendosjen e emrave tek fëmijët e tyre. Në një vëzhgim të emrave të vendosur ndër vite rezulton se në vitet 1900 deri në vitin 1940 emrat më të përdorur ishin Fatime, Hajrie, Marie, Sanie dhe Skënder, me prejardhje turke.

“Ndikimet e pushtimit osman në Shqipëri kanë lënë një ndikim shumë të fortë në emrat të cilët i ndjejmë edhe sot. Edhe gjatë kohës së pushtimit në Shqipëri ka pasur çudi më të madhe emra që janë lidhur me sundimtarë të caktuar. Përshembull në Shqipëri ka pasur nga viti ’43 shumë nëna që kanë vënë emrin Hitler dhe pastaj e kanë kthyer Hito kur ra Hitleri dhe pastaj e kanë kthyer Tito.”

Më pas izolimi në diktaturë solli unifikim të emrave të fëmijëve në bazë të emrave që lejoheshin të përdoreshin.

“Atëherë ka pasur një libër, një libër që ka qënë doktrinar, një libër që ka qënë i detyrueshëm në Gjendjen Civile dhe për të vendosur emrin e një fëmije do të hapje fletët e atij libri, ku mund të gjeje emra shqiptarë, siç është i imi, Gëzim, Dëshira, Dashuri. “

Por gjatë viteve të fundit, emrat më të preferuar  janë Noel, Amelia, Ajla, Aron, Aria, Joel dhe Roan, të frymëzuar nga personazhet e huaja.

“Prirjet ksenocentrike të qytetarëve shqiptarë janë shumë të shprehura, veçanërisht në radhët e emrave. Parapëlqim për emra të huaj, largimi gjithnjë e më shumë nga emrat shqiptarë ka bërë që nga viti në vit të mos e kuptojmë se në cilin shtet jemi, sa herë që takojmë një fëmijë, një të ri, një të re të lindur në këto 30 vitet e fundit. “

Ekspertët sugjerojnë që prindërit shqiptarë të jenë më të kujdesshëm në vendosjen e emrave për pasardhësit e tyre, kryesisht në bashkimin e emrave mekanik të emrave që shpesh herë sipas tyre rezultojnë pa kuptim të mirëfilltë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS 12 MINUTASH LOJË/ Villarreal në avantazh ndaj "Los Blancos", ja goli (VIDEO)
Previous article PAS HUMBJES ME PARTIZANIN/ Flet trajneri Sadedini: Nuk kemi një objektiv real, shpresoj të...

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT