• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK KISHTE ARSYE QË PUTINI…”/ Trump: Më bën të mendoj se ndoshta ai nuk dëshiron ta ndalë luftën
Home
Nderkombetare

“NUK KISHTE ARSYE QË PUTINI…”/ Trump: Më bën të mendoj se ndoshta ai nuk dëshiron ta ndalë luftën

26 April, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan, Donald Trump shpreh dyshime për gatishmërinë e presidentit rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe shton se mund të nevojiten sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë.

Presidenti bëri këtë vërejtje në një postim në platformën Truth Social, teksa ndodhej në bordin e Air Force One, duke u kthyer në Shtetet e Bashkuara, pasi kishte marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut, ku gjithashtu zhvilloi një takim kokë më kokë me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Vatikan.

Nuk kishte asnjë arsye që Putini të lëshonte raketa në zona civile, qytete dhe fshatra, gjatë ditëve të fundit. Kjo më bën të mendoj se ndoshta ai nuk dëshiron ta ndalë luftën,” shkroi Trump në platformën e tij sociale.

“Ai thjesht po më tërheq zvarrë dhe duhet trajtuar ndryshe, përmes ‘Bankës’ ose ‘Sanksioneve Sekondare’? Shumë njerëz po vdesin!!!”

 

 

Ndërkohë, në Moskë, Putin ka përsëritur gatishmërinë e palës ruse për bisedime me Ukrainën pa parakushte, gjatë një takimi me të dërguarin e Trumpit, Steve Witkoff, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax të shtunën, duke cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të shtunën, pas një shkëmbimi “shumë pozitiv” me Zelenskyn në Vatikan, se Ukraina ishte e gatshme për një armëpushim të pakushtëzuar dhe se e ashtuquajtura “Koalicioni i të Gatshmëve” i udhëhequr nga Franca dhe Britania do të vazhdonte të punonte për ta arritur këtë, si dhe për një paqe të qëndrueshme.

“Përfundimi i luftës në Ukrainë është një objektiv që e ndajmë bashkë me Presidentin Trump. Ukraina është e gatshme për një armëpushim të pakushtëzuar. Presidenti Zelensky ma konfirmoi këtë edhe sot. Ai dëshiron të punojë me amerikanët dhe evropianët për ta vënë atë në zbatim.,” shkroi Macron në një postim në platformën sociale X.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDË NË KORÇË/ Makina përplaset me murin pranë karburantit, plagoset shoferi
Previous article ME 1 KG KOKAINË TENTOI T'I IKTE POLICISË/ Përfundon në pranga shqiptari 43-vjeçari në Itali

s.autor

Postime të ngjashme

“BETEJA” E RE E PRESIDENTIT/ Trump përplaset me Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane Botë

“BETEJA” E RE E PRESIDENTIT/ Trump përplaset me Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane

SULM NDAJ NJË PORTI NË JEMEN/ Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite Botë

SULM NDAJ NJË PORTI NË JEMEN/ Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite

IRANI GODET BAZEN AMERIKANE NË LINDJEN E MESME/ Rritet frika për përshkallëzim Botë

IRANI GODET BAZEN AMERIKANE NË LINDJEN E MESME/ Rritet frika për përshkallëzim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT