• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK KEMI TË DHËNA SHKENCORE PËR FAZËN E TRETË”/ Mjekët shqiptarë flasin për vaksinën kineze: Mamaja ime e ka bërë
Home
Sociale

“NUK KEMI TË DHËNA SHKENCORE PËR FAZËN E TRETË”/ Mjekët shqiptarë flasin për vaksinën kineze: Mamaja ime e ka bërë

5 April, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Në Shqipëri vazhdon procesi i vaksinimit me ritme të shpejta. Popullsia po merr në masë vaksinën kineze, ndërsa futi dilema rasti i vdekjes së Donika Babunjës. 74-vjeçarja u nda nga jeta një ditë pasi bëri vaksinimin, duke ngritur kështu dilema të forta. Autopsia e turpit nuk u bë pasi nuk ka pranuar bashkëshorti i saj, e si pasojë gjithçka ka mbetur në efektin e pikëpyetjeve.

E kjo ngjarje risolli edhe njëherë diskutimin në lidhje me vaksinën kineze. A ofron siguri apo jo? A duhet të ndalet vaksinimi për të sqaruar këtë rast apo duhet të vazhdojmë?

Kjo temë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku të ftuar ishin disa mjekë shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës.

Erion Dobi është një mjek shqiptar që jeton dhe punon në Francë dhe u shpreh se nuk është kundër vaksinës. Duke folur për rastin e 74-vjeçares, ai u shpreh se nuk mund të përjashtohen efektet anësore, por as nuk mund të thuhet se vaksina ka qenë shkaku kryesor.

“Autopsia do të ishte i vetmi element për të treguar shkakun e vdekjes. Ndoshta komplikacione të tilla mund të japë, por janë raste të izoluara dhe nuk mund të dalim në përfundim të tillë. AstraZeneca ka një publikim në revistat më të mëdha shkencore, ka një aplikim në fazën e tretë. Nuk diskutojmë vlerat negative të vaksinës kineze apo çfarë do lloj qoftë ajo. I mungojnë të dhënat shkencore të fazës së tretë, prandaj FDA dhe EMA nuk e ka certifikuar. Problem kryesor në Shqipëri është që nuk flasin autoritetet, por flet politika. Dy nga 3 familjarët e mi janë vaksinuar, një me AstraZeneca, dhe mamaja me kinezen”, tha Dobi.

Ndërsa mjeku Taulant Muka i cili jeton e punon në Zvicër, u shpreh se për të vaksina kineze do të ishte opsioni i fundit.

“Por për Shqipërinë është zgjidhja e vetme për momentin. Faza e tretë klinike nuk është me të dhëna shkencore. Shteti të ndërtojnë një sistem që kontrollon çdo ditë efektet anësore, që publiku të mos ketë konfuzion.

Është shumë e rëndësishme që në një moment të tillë eksperimentimi, në këtë rast duhej të bëhej edhe autopsia. Duhet të mendohet se çfarë do ndodh nëse ka raste të tilla të tjera, që shpresojmë mos të ketë”, tha Muka.

Sipas tij, një qytetar që e ka kaluar Covid, nuk ka nevojë që të marrë një vaksinë për 6 muaj.

Ndërsa duke folur për vaksinat e tjera kineze, ai tha se ato janë testuar dhe kanë treguar se jo vetëm janë efikase por edhe afatgjatë.

“Por për këtë vaksinë nuk kemi të dhëna të plota. Por nëse shteti ka një dokumentacion në lidhje me fazën e tretë, këtë nuk e dimë dhe kjo ndikon në dyshimin që njerëzit kanë për vaksinat”, tha Muka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U PËRFOL SE KËRKOI 40 MILIONË EURO PËR TRANSFERIMIN E HALAND/ Agjenti Raiola: Lajmet e rreme janë…
Previous article ANALIZA/ Shtyllat dhe faktori “shtëpi”, Milani në vend të 4-t me… transferta

s.autor

Postime të ngjashme

KRIMI I TREFISHTË NË SHKODËR/ Zbulohen detajet: Të rinjtë u konfliktuan në lokal, autori shkoi te shtëpia e viktimës dhe aty… Aktualitet

KRIMI I TREFISHTË NË SHKODËR/ Zbulohen detajet: Të rinjtë u konfliktuan në lokal, autori shkoi te shtëpia e viktimës dhe aty…

EDUARD KUÇI MOHOI DHUNËN/ Policia e shpall në kërkim për moskallëzim krimi, çfarë deklaroi 26-vjeçari në Komisariat Aktualitet

EDUARD KUÇI MOHOI DHUNËN/ Policia e shpall në kërkim për moskallëzim krimi, çfarë deklaroi 26-vjeçari në Komisariat

U VRA SOT PAS NJË SHERRI NË SHKODËR/ Ky është 24-vjeçari Ylber Luli! Punonte si udhërrëfyes turistik, babai iu plagos, mister shkaqet e konfliktit Aktualitet

U VRA SOT PAS NJË SHERRI NË SHKODËR/ Ky është 24-vjeçari Ylber Luli! Punonte si udhërrëfyes turistik, babai iu plagos, mister shkaqet e konfliktit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT