• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK KEMI PATUR…”/ Historia e shqiptarit më të kërkuar në Europë, familjarët rrëfejnë versionin e tyre
Home
Aktualitet
Kronikë

“NUK KEMI PATUR…”/ Historia e shqiptarit më të kërkuar në Europë, familjarët rrëfejnë versionin e tyre

7 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Edinjo Pulti, 37 vjeç, nga Shkodra, vijon të jetë një ndër shqiptarët  në listën “Most Wanted” të Europol.

E përditësuar së fundmi, në këtë listë janë në total 45 persona nga e gjithë Evropa që kërkon për vepra të rënda penale, pjesa më e madhe e tyre për krime kundër personit, vrasje dhe masakra me shumë të vdekur.

37-vjeçari shkodran kërkohet të arrestohet nga Luksemburgu për tentativë vrasje. Më 2 gusht 2020 ai u përfshi në një përleshje në Pétange të Luksemburgut.
Disa burra, duke përfshirë një të armatosur me thikë, u përleshën në qendër të qytetit. Sipas Europol, Pulti goditi disa herë me thikë dy persona, njërin prej tyre në bark.

Por ndryshe nga Europol të afërm të Edinjo Pultit kanë hedhur poshtë implikimin e familjarit të tyre në tentativë vrasjeje. Ata kontaktuan me redaksinë e VoxNews dhe treguan versionin e tyre të historisë dhe si ka ndodhur plagosja në Luksemburg.

Familjarët e Edinjo Pultit thanë për VoxNews se Edinjo ka shkuar në Luksemburg për një drekë me shokët e tij, në një lokal që gatuajnë gjëra shqiptare. Edinjoja ka jetuar në Francë bashkë me ne  që jemi familja e tij me letra të rregullta.

“Nuk kemi patur asnjë problem kemi qenë në rregull, atje në lokal ka ndodhur një përleshje mes tyre  dhe duke dashur të largohet ka hipur në makinë bashkë me shokët e tij. Edinjo ka qenë i paarmatosur.

Ka dal një makinë para dhe shoku i tij i cili ka qenë i plagosur me thikë ka dalë nga makina dhe ka marrë një kaçavidë dhe ka goditur personi që plasi sherri.

E theksojmë ka qenë shoku i tij ka bërë 2 vite burg për atë plagosje dhe theksojmë se Edinjo ska prekur askënd me dorë.

Këtë gjë e ka nxjerr ekspertiza e Luksemburgut, kur ka ndodhur ngjarja ata kanë hipur në makinë dhe janë larguar për në Francë.

Një vit pas kësaj ngjarjeje Edinjo ka udhëtuar sërish në Francë dhe nuk ka patur asnjë lloj problem, ai vazhdon dhe jeton ende në Shqipëri”, ka thënë familjari i Edinjos për VoxNews.

Kujtojmë se Edinjo Pulti u arrestua në 2022-shin në vendin tonë, por për shkak të mungesës së një marrëveshje ekstradimi me Luksemburgun, u la i lirë, duke konsideruar se brenda vendit nuk ka asnjë çështje penale të hapur.

Në listën prej 45 personash që kërkohen nga Europol, 2 shqiptarët nuk konsiderohen me rrezikshmëri të lartë, përkundër 17 të tjerëve që konsiderohen shumë të rrezikshëm, prej krimeve monstuoze.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAOS NGA MOTI I KEQ NË GREQI/ Hapen gropa në rrugë, njerëzit hipin mbi çatitë e shtëpive
Previous article ABUZIMINME TENDERAT/ SPAK mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun e Bulqizës dhe 10 ish-zyrtarë të tjerë

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT