• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK KALOHET JETA NË FERRA”/ Policia në negociata me familjen e vëllezërve Frroku pasi vranë dy të rinjtë në Velipojë: Të dorëzohen…
Home
Breaking News

“NUK KALOHET JETA NË FERRA”/ Policia në negociata me familjen e vëllezërve Frroku pasi vranë dy të rinjtë në Velipojë: Të dorëzohen…

21 August, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia vendore e Shkodrës vijon që të jetë në kërkim të dy vëllezërve Edmir dhe Gëzim Frroku, të dyshuar si autor të vrasjes së shtetasve Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 19 gushtit në plazhin e Velipojës.

Efektivët kanë intensifikuar kërkimet e tyre për gjetjen e më pas kapjen e dy vëllezërve Frroku. Nga ana tjetër përveç punë kërkimore, mësohet se policia është në negociata e sipër me familjen Frroku në mënyrë që dy vëllezërit të dorëzohen dhe të mos bëjnë rezistencë duke qëndruar të fshehur për t’i shpëtuar uniformave blu.

Gjatë negociatava familja Frroku ka dhënë sinjale pozitive se dy të dyshuarit mund të vetëdorëzohen për t’ia lënë shtetit këtë çështje në dorë. Babai i vëllezërve Frroku, sipas burimeve nga kjo familje gjatë një bisedë me policinë në negociata e sipër ka deklaruar se “nuk kalohet jeta ferrave e maleve”.

Megjithatë deri më tani një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur dhe policia është në pritje të vendimit përfundimtar edhe pak ditë nëse Edmir dhë Gëzim Frroku do të vendosin që të vetëdorëzohen apo jo. Një ditë më parë xhaxhai Zef Frroku deklaroi se është vështirë që dikush t’i dorëzohet këtij shteti por nga thellimi i negociatave pas ngjarjes së rëndë pritet që një gjë e tillë të ndodhë edhe pse ende nuk ka një vendimarrje përfundimtare.

Pas një konflikti të nisur që me 28 qershor të këtij viti, dy shtetas u vranë me armë zjarri pistoletë ndërsa një tjetër mbeti i plagosur në këmbë. Fillimisht viktimat Ersild Ishmi dhe kunati i tij Arsid Hoxha u përfshinë në një konflikt fizik me vëllezërit Frroku dhe më pas u përdorën armët

Nga të shtënat Ishmi dhe Hoxha mbetën të plagosur rëndë dhe më pas ndërruan jetë në spitalin rajonal të Shkodrës duke mos i bërë ballë plagëve ndërsa u plagos në këmbë një kamarier, Zyber Zagradi. Policia deri më tani ka ndaluar dy bashkëpunëtorët e autorëve të dyshuar kamarierin Zagradi dhe shtetasin Mario Pali, i afërm i familjes Frroku.

Policia dhe prokuroria e Shkodrës vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë të ndodhur mbrëmjen e 19 gushtit në Velipojë me dy viktima dhe një të plagosur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET E 9 SHKURTIT NË KOSOVË/ Partitë mund të shpenzojnë jo më shumë se 2 milionë euro për fushatë
Previous article PUBLIKOHET FOTO/ Ky është ish-polici, baba i 3 fëmijëve, që vari veten para Kishës në Sarandë

s.autor

Postime të ngjashme

TRITOL PRANË FAMILJES NIKULAJ NË LEZHË/ Ndalohet një i dyshuar... Aktualitet

TRITOL PRANË FAMILJES NIKULAJ NË LEZHË/ Ndalohet një i dyshuar...

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet në pishinë 15-vjeçari Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet në pishinë 15-vjeçari

I KËRKUAR NGA SPANJA PËR TENTATIVË VRASJE/ Arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari Aktualitet

I KËRKUAR NGA SPANJA PËR TENTATIVË VRASJE/ Arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT