• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“NUK KA TREG PUNE”/ Kompozitori Vasil Tole: Botimet muzikore, më të persekutuarat në gjininë e botimeve
Home
Kulturë

“NUK KA TREG PUNE”/ Kompozitori Vasil Tole: Botimet muzikore, më të persekutuarat në gjininë e botimeve

22 April, 2019 k.autor Kulturë

Kompozitori Vasil Tole mendon se botimet muzikore janë më të persekutuarat në gjininë e botimeve, sepse vet muzika si art, e posaçërisht botimet që i kushtohen muzikës janë pothuajse me treg të kufizuar.

Sipas tij, kur dikush merr nismën për të botuar, përveçse dokumenton një krijimtari të caktuar, nga ana tjetër është gjithmonë në një terren të pamundësisë për të komunikuar me një publik të gjerë, sepse destinacioni i tyre është i kufizuar.

Megjithatë, muzikologu Vasil Tole flet për botimin e 6 romancave.“Konkretisht romanca vokale vijnë pas 30 viteve krijimtari timen.  Janë mbledhur si pika e ujit në një sterrë, për të ardhur me 6 romanca për soprano dhe bariton.

U drejtohen kryesisht këngëtareve që përgatiten apo atyre të sprovuar, sepse kanë edhe certifikimin e saktësisë së romancave që ndodhen në këtë botim”, thotë kompozitori Vasil Tole.

Tole shton se është e vështirë që të krijohen breza të rinj kompozitorësh, jo vetëm sepse çdo vit numri i të rinjve që studiojnë është vetëm 3 apo 4 studentë, por edhe sepse nuk ka treg pune për ta.

“Raca e kompozitorëve është një racë e pakët, çdo vit studiojnë 3 apo 4 kompozitorë. Produktet e shkollës sonë të kompozimit duhet që t’i shikosh brenda një 10-vjeçari.

Në programet e shkollës ku japin kompozicion autoritetet më të rëndësishme të shkollës sonë, Thoma Gaqi, Aleksandër Peçi, Endri Sina.

Por kompozitorët nuk vijnë nga sasia e njerëzve, që pas viteve ‘90 nuk patëm për dy gjenerata gjenerim të krijuesve të rinj.

Nuk ka treg pune për këtë kategori, se duhet që të jesh o pedagog ose në një vend tjetër. Mekanizmat për mbajtjen gjallë të kësaj krijimtarie nuk janë. Është një mekanizëm i gjithë nga mendja e autorit, tek botimet.

Sikundër mund ta botosh, edhe mund të mos këndohet. Është një mekanizëm i gjithë, së pari duhet të formosh, ta edukosh kompozitorin, që ai atë krijimtari që ka ta botojë, promovojë edhe në fund të ketë edhe një çmim modest për të”, shton Tole.

Ndërsa, sa i përket Opera Solemne – Skënderbeu Kryezoti i Arbërit me libret të Theofan Stilian Nolit dhe Vasil S. Tole, me të cilën kompozitori u shpall fitues në konkursin mbarëkombëtar që realizoi vitin që lamë pas Ministria e Kulturës, Tole shprehet se nuk e di ende nëse do ta shikojë dritën e skenës

“Për vënien në skenë nuk kam asnjë informacion apo indicie se si do të veprohet. Nuk jam i qartë se si do të veprohet. E udhës do të ishte që këto vepra që u shpallën fituese të interpretohet, sikundër janë edhe kriteret e konkurseve. Por duhet kohë që të marrë të gjitha masat për vënien e saj në skenë”, vijon Tole.

Kompozitori përfundon se vepra e tij, edhe “Eho Skënderbejane” e Fatos Ferimajt janë vepra dinjitoze për të inauguruar rikonstruksionin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Por, deri më tani për këtë nuk ka asnjë hap konkret.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAJZA E TIJ BËN 4 MUAJ/ Moderatori shqiptar ka një dedikim për të dhe urim special për të gjithë
Previous article GRABITJA NË RINAS/ Zbardhen EMRAT e të arrestuarve në Elbasan (EMRAT)

k.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT