Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, thotë se vendimi i qeverisë që ndalon importin e makinave me prodhim mbi 10 vjet nuk është taksë për të varfrit.
I ftuar në Ora News, ai tha se vendimi prek vetëm bizneset, teksa shtoi se në fund të këtij muaji doganat nuk do të zhdoganojnë më makina të vjetra.
Blendi Klosi: Në fund të këtij muaji doganat nuk do të zhdoganojnë më makina më të vjetra sesa 10 vjet përdorim nga vendet e BE. Nuk ka një taksë për më të varfërit. Mosfutja e makinave më të vjetra nuk do të thotë heqja nga përdorimi e atyre që janë në Shqipëri. Sot kemi një park makinash, 500-600 mijë makina që në shumicvën e tyre, më shumë se gjysma, janë më të vjetra se 10 vjet. Tregu i makinave nuk do të cënohet, do cënohet vetëm biznesi i atyre që sjellin makina në Shqipëri. Ka disa grupe që janë kundër këtij vendimi, komuniteti që bën biznes me makina të vjetra, ata që tregtojnë karburant në vendin tonë, kumuniteti i atyre që riparojnë makinat e vjetra. Por ne kemi zgjedhur të jemi në krah të qytetarëve, për ti mbrojtur ata.


