“Dua rikonfirmim ne detyre. Pasuria ime dhe e burrit eshte e ligjshme”. Keshtu ka deklaruar gjyqtarja e Kushtetueses, Altina Xhoxhaj, e cila ka reaguar pak e nxehur ne seancen ne ngarkim te saj, qe po mbahet kete paradite.
Sipas saj, llogaritjet e KPK jane te bera keq dhe jane vendosur apriori.
“Kam paraqitur prova te plota per te ardhurat. Me keni ngarkuar barre prove duke mos njohur mire ligjin dhe pasurine e bashkeshortit. Kerkoj konfirmim ne detyre pasi kam punuar ne menyre te ligjshme”- ka thene ajo.


