• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Nuk justifikoi dot pasurinë prej 92 milionë lekësh, PD i del në mbrojtje gjyqtarit Lulo: Vettingu në duart e…
Home
Shqipëri

Nuk justifikoi dot pasurinë prej 92 milionë lekësh, PD i del në mbrojtje gjyqtarit Lulo: Vettingu në duart e…

24 March, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Partia Demokratike i ka dalë në mbrojtje gjyqtarit të Apelit Fatos Lulo, i cili ka qenë i  emëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Pasi ai ra në “rrjetën” e Vettingut, “selia blu” po tenton të pastrojë figurën e tij duke adresuar përgjegjësitë tek shefi i qeverisë Edi Rama.

Sipas deputetit demokrat Oerd Bylykbashi, edhe Vettingun e kontrollon Rama pavarësisht se gjithë procesi monitorohet nga ndërkombëtarët.

“Goditja e fundit u be dje. Gjykata Kushtetuese dje pushoi de facto se ekzistuari, fale Vetingut te Rames. Nuk dihet per sa kohe. Ka vetem 4 antare me mandat te rregullt nga 9 qe eshte totali. ‎Cdo shtetas qe kerkon te gjeje te drejten e tij kushtetuese nuk mundet me. Madje eshte e kote te trokase ne dyert e Gjykates Kushtetuese. Aty nuk pergjigjet me askush!”

Postimi i plotë:

Edi Rama sipas Kissinger‎: “Qellimi i ndarjes dhe balancimit te pushteteve […] ishte te evitonte despotizmin, jo te siguronte qeverisje harmonike; ‎secila dege e pushtetit, ne ndjekje te inteesave te saj, do te kufizonte teprimet [e pushteteve te tjera]” thote Kissinger. Kryeministri e ka kthyer Parlamentin ne nje vule te njome te Qeverise.

Vulos cfare i sjell qeveria. Pra ka rene si pushtet qe kontrollon teprimet e qeverise. Tashme sistem gjyqesor nuk ka me. Gjykata e Larte ka vetem 8 antare‎, me pak se gjysma e antareve. Gjykatat e niveleve me poshte jane nen presionin e Vetingut te Rames.

Goditja e fundit u be dje. Gjykata Kushtetuese dje pushoi de facto se ekzistuari, fale Vetingut te Rames. Nuk dihet per sa kohe. Ka vetem 4 antare me mandat te rregullt nga 9 qe eshte totali. ‎Cdo shtetas qe kerkon te gjeje te drejten e tij kushtetuese nuk mundet me. Madje eshte e kote te trokase ne dyert e Gjykates Kushtetuese. Aty nuk pergjigjet me askush!

Nderkohe, Kryeministri qeveris me VKM. Sapo ka nxjerre nje vendim qe pezullon regjistrimin e titujve. Te pronesise ne ZRPP.

Kjo eshte antikushtetuese pervecse e paligjeshme. Nje e drejte e dhene me ligj nuk pezullohet dot nga nje vendim qeverie.

Gjykata e Larte ne 2010 eshte shprehur me vendim unifikues se titulli i pronesise eshte i vlefshem edhe kur eshte i paregjistruar por nuk behet dot transaksion. Pra me VKM cenohet edhe e drejta e disponimit te prones se ligjeshme qe rregullohet nga Kodi Civil, nje ligj qe rri shume me lart se VKM.

Dhe e gjithe kjo po behet per te krijuar fondin e tokes ne bregdet qe qeveria po ua merr pronareve, sidomos atyre qe presin me vite qe t’u njihet prona‎, e t’ua jape oligarkeve per te bere hotele duke ia dhene truallin me cmim te lire shteteror, sepse oligarket nuk duan t’i paguajne cmimin e tregut pronareve.

Po ku ta kerkosh te drejten perballe Qeverise? Gjykatat kane rene si pushtet qe kontrollon teprimet e Qeverise. Parlamenti eshte kukull.

Ka vetem veting. Vetingu eshte bere si Fronti Demokratik, dhe gjyqet e vetingut duken si gjyqet publike komuniste te 1945 te kinema 17 Nentori. Se mos guxon njeri dhe e kundershton ideologjine e re, Vetingun, se shpallet armik!

Por gjykatat e vetingut nuk zgjidhin padrejtesite me pronat, tatimet, doganat apo policine, as jane Gjykate Kushtetuese. Dhe mos harroni: asnje nga gjyqtaret e Vetingut nuk e ka kaluar vetingun vete!

‎Kissinger paralajmeron se nese bie ndarja e pushteteve, perfundojme ne despotizem. Sipas Kissinger, ne sot e kemi despotin: Edi Rama Kryeminister qe qeveris ne harmoni me veten e tij. Dhe shqiptaret jetojne te lumtur per harmonine e Kryeministrit. Mos u merzitni, te gjitheve do t’ju vije radha te provoni despotizmin harmonik te Rames!(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këshilli Bashkiak i Tiranës: Gati kredia e butë për strehimin e 1000 familjeve. Të gjitha kriteret për të përfituar (FORMULARI)
Previous article Jorginho takohet me përfaqësuesit e Man City e Man United?

Redaktor2

Postime të ngjashme

"VENDI I SHQIPONJAVE NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR"/ Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat Breaking News

"VENDI I SHQIPONJAVE NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR"/ Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

TRANSFORMIMI URBAN/ Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së Politikë

TRANSFORMIMI URBAN/ Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT