Në rubrikën tonë të përditshme “Spring në Alpe” kemi zgjedhur t’iu sjellim pamje nga Lumi Lana në Tiranë.
Në sfond të fotos është Ura e Re e cila bashkon njësinë 5 dhe njësinë 7 të Tiranës, me një formë të veçantë, çka bëri që të kishte një interest të veçantë ndaj saj.
Përpos të tjerave një detaj që nuk kalon pa u vënë re është pastërtia që ndodhet në të dy anët e lumit Lana.
Dhe normalisht kur gjithçka është e pastër nuk ka se si të mos jetë i bukur edhe gjelbërimi.
E gjithë kjo pamje ka në “prapaskenë” punonjësit e palodhur të Bashkisë së Tiranës, që çdo ditë japin kontributin e tyre për një Tiranë sa më të pastër.
Duhet theksuar fakti që Bashkia e Tiranës gjithnjë e më shumë po promovon mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet aksioneve të pastrimit që organizon herë pas here, në bashkpunim edhe me OJF, ku “Green Line Albania” ka një rol të rëndësishëm.
Një pamje e tillë e Tiranës na bën krenarë para turistëve, të cilët nuk janë të pakët në këtë periudhë. Thënë kjo pasi para gjatë sezonit veror turistët dynden drej bregdetit.
/AlpeNews.al



