Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e ndodhur në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se Klodian Rasha është qëlluar për vdekje nga efektivi i policisë në një “rrugicë qorre” ku i riu ishte 100 metra larg shtëpisë së tij.
Sipas informacioneve të para, i riu ka marrë një plumb në kokë dhe një pas shpine. Policia ka sekuestruar kamerat e një servisi që ndodhet aty pranë. Mësohet se i riu ka pirë kafe pranë banesës së tij në orën 22:00.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, ku 25 vjeçari Klodjan Rasha është qëlluar për vdekje nga një polic, pasi nuk i është bindur urdhrit të këtij të fundit për të ndaluar.
Rasha, pasi nuk i ështe bindur urdhërit për të ndaluar pas disa thirrjeve, ka tentuar të largohet me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë që është dukur si armë zjarri. Duke qenë se rruga ka qenë pa ndriçim, polici ka dyshuar se sendi që i është drejtur ka qenë armë zjarri, dhe në ato momente e ka qëlluar të riun me plumb, si pasojë e të cilit ka ndërruar jetë në spital.
Pas kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth policia ka njoftuar se ka gjetur një armën e zjarrit që mbante i riu. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë.


