• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK I PRANUAN BASHKËJETUESEN”/ Si i qëlloi me THIKË prindërit 25 vjeçari. U shoqërua tek “TRAUMA” nga… (VIDEO)
Home
Breaking News

“NUK I PRANUAN BASHKËJETUESEN”/ Si i qëlloi me THIKË prindërit 25 vjeçari. U shoqërua tek “TRAUMA” nga… (VIDEO)

20 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 25-vjeçar ka plagosur me thikë prindërit. Pas një debati në familje djali i ka qëlluar me thikë në pjesën e qafës dhe të trupit duke i lënë të plagosur rëndë nënën dhe babanë, ndërsa u prangos pas rreth një ore në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45 minuta në banesën tre katëshe të familjes në hyrje të qytetit të Durrësit në lagjen Nr. 1, ndërsa e pranishme në momentin e sherrit ka qenë edhe bashkëjetuesja e të riut.  Sipas burimeve të Report Tv, familja ishte duke parë ndeshjen e drekës së Botërorit, kur djali Hajri Neziri 25 vjeç fillimisht ka debatuar me prindërit Destan dhe Hasie Neziri 75 dhe 64 –vjeç më pas është konfliktuar fizikisht dhe i ka qëlluar me thikë. Paraprakisht dyshohet se shkak i sherrit ka qenë e dashura e djalit e cila nuk pëlqehet nga prindërit e tij.

Report Tv sjell pamjet nga banesa e familjes Neziri ku ndodhi ngjarja dhe njollat e gjakut. Konfliktin dhe të bërtiturat e prindërve i kanë dëgjuar fqinjët, të cilët kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën. Ndërkohë që djali, pasi plagosi prindërit është larguar nga banesa me shpejtësi së bashku me bashkëjetuesen duke u fshehur, por pas rreth një ore ai është arrestuar në Tiranë. Hajri Neziri u paraqit i lënduar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa është lajmëruar policia, e cila e ka arrestuar. 25-vjeçari, që ishte nën shoqërinë e bashkëjetueses në Spitalin e Traumës ka marrë mjekim, pasi ka një plagë në dorë nga konfrontimi fizik dhe më pas të dy janë dërguar në Durrës.

Ndërsa të moshuarit ndodhen në spitalin e Durrësit në kujdesin e mjekëve, por në gjendje shumë të rëndë për jetën. Sipas mjekëve, gruaja ka marrë 6 plagë në pjesë të ndryshme të trupit ndërsa burri 2 në pjesën e qafës. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit në familje që solli plagosjen e prindërve nga djali. E para që po merret në pyetje është bashkëjetuesja e autorit, që ka qenë prezentë në momentin e sherrit, ndërsa më pas do të merret 25-vjeçari. Në javët e fundit në vend kanë ndodhur disa krime në familje.

https://youtu.be/LOjmJtfPTIg”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAPRITUR/ Ylli kroat kërkon zyrtarisht largimin nga gjigandët spanjoll
Previous article Papa kritikon administratën Trump mbi ndarjen e familjeve emigrante: Populizmi nuk është zgjidhja

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT