Ndërmarrja për të cilën kishte punuar duhet t’i jepte 600 stërlina dhe kjo ka ngjallur zemërimin e këtij shoferi ekskavatori, që për tu hakmarrë ka shkatërruar vetratat e hyrjes së hotelit Travelodge në Liverpool, i sapo ndërtuar nga kompania.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, të tjerë kolegë përpiqen ta ndalojnë. Dëmet e shkaktuara në strukturë kanë qenë të mëdha, aq sa kanë shtyrë inaugurimin.


