• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK I DEL “E KEQJA”/ Meta kthen për rishqyrtim ligjin për gjyqtarët dhe prokurorët
Home
Politikë

NUK I DEL “E KEQJA”/ Meta kthen për rishqyrtim ligjin për gjyqtarët dhe prokurorët

4 March, 2020 F.autor Politikë

Presidenti Ilir Meta nuk ka dekretuar ligjin për gjyqtarët dhe prokurorët ‘KÇK’ (Kap ça të kapësh’, duke i kërkuar Kuvendit që të reflektojnë për të mos u bërë shkelës serial të Kushtetutës së vendit.

Sipas kreut të shtetit ndryshimet e bëra nga mazhoranca, për betimin dhe kompetencave të shtuara të ILD-së së cilës i jepet e drejta për hetimin e pasurisë/ figurës dhe në rast nevoje pezullimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, synojnë që të ushtrojnë presion ndaj tyre. E gjitha kjo, shton Meta, është e mirëmenduar me qëllimin e qartë të devijimit të Kushtetutës, për sa kohë nuk ka Gjykatë Kushtetuese funksionale.

“Ky fakt, tregon qartë tashmë se shqetësimi i deputetëve nismëtarë dhe atyre votues të këtij ligji, nuk ka qenë adresimi i problematikave që kanë lindur nga zbatimi i ligjit, si justifikim i vetëm që mund të përdoret për rishikimin e një ligji të ndryshuar jo më vonë se 6 muaj më parë, por vënia nën trysni e çdo gjyqtari apo prokurori, përmes kompetencave që i jepen ILD-së, jashtë rolit dhe funksionit të tij, sipas Kushtetutës dhe ligjit”, thuhet në arsyetimin e Metës.

Çfarë parashikon ligji i miratuar në Kuvend? Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka të drejtë të ndërhyjë kur për një gjyqtar ose prokuror ka akuza të besueshme. Kreu i ILD i drejtohet KLGJ dhe KLP të cilët brenda 3 ditëve duhet të japin vlerësimin e tyre. Kjo do të thotë se prokurorët dhe gjyqtarët janë në dorë të kreut të ILD-së. Në rast indicie apo denoncimi, kreu i ILD-së mund të hetojë gjyqtarët apo prokurorët dhe pasi krijon bindjen se ka shkelje brenda tre ditëve i drejtohet KLGJ-së apo KLP-së për fillimin e një procedimi disiplinor apo pezullim nga detyra. Sipas Metës, këto kompetenca që mazhoranca i jep ILD-së me ndryshimet e bëra, bien ndesh me punën e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIZA E REFUGJATËVE/ Turqia akuzon Greqinë: Ka vrarë emigrantë në kufi. Përgjigjet Athina zyrtare
Previous article GËNJESHTRA E METËS/ E vërteta e boksierit, militantit të LSI që u shit para shqiptarëve si i ardhur nga Gjermania për "Kushtetutën"

F.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT