• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK ËSHTË VETËM KURRIZI/ 7 simptomat që tregojnë se vuani nga hernia diskale!
Home
Shëndet

NUK ËSHTË VETËM KURRIZI/ 7 simptomat që tregojnë se vuani nga hernia diskale!

9 June, 2023 s.autor Shëndet

Kur themi hernie diskale me siguri mund t’ju shkojë mendja tek dhimbja e kurrizit apo mesit megjithëse këto nuk janë të vetmet simptoma të kësaj sëmundje.

Nga takat shumë të larta deri tek keq ushqyerja, dhimbja e mesit mund të ketë një shumësi arsyesh. Gjithsesi dëmtimet e shtyllës kurrizore shkaktojnë sipmtoma të ndryshme të cilat ju mund të jeni duke i injoruar.

Hernia diskale është një gjendje pataologjike e shtyllës kurrizore e ku vertebrat thyhen ose çahen. Kjo sëmundje mund të jetë shqetësuese dhe të përfshijë të gjithë trupin me dhimbje. Në këtë artikull ju shpjegojmë disa nga sinjalet më të zakonshme që vuani nga hernia diskale. Shenjat më të zakonshme që jep hernia diskale i gjeni të renditura si më poshtë.

Dhimbja e gjymtyrëve

Për shkak të dëmtimit të diskut në shtyllën kurrizore dhimbja mund të jetë duke prekur edhe gjymtyrët tuaja. Kjo varet nga zona ku disku është dëmtuar përgjatë kurrizit tuaj. Pra nëse keni dhimbje krahësh me siguri dëmtimi është në pjesën e sipërme të trupit afët qafës. E kundërta do të ndodhë me dhimbjen e këmbëve.Sa më afër mesit dëmtimi aq më shumë dhimbje këmbësh do të përjetoni.

Ftohja e trupit pjesërisht

Kur dëmtoni shtyllën kurrizore shpeshherë nervat janë të çekuilibruar dhe simptomat mund të jenë të ndryshme. Një ndër simptomat jo të drejtpërdrejta të hernies është edhe ftohja e një pjese të trupit. Ftohja mund të përfshijë edhe mpirje të zonës së trupit apo dridhje të saj.

Mpirja e duarve

Simptomat e hernies diskale nuk përfshijnë vetëm dhimbje, pasi dëmtimi ka prekur nervat që i përçojnë mesazhe trurit. Prandaj, nëse keni këtë sëmundje me siguri do të përjetoni edhe vështirësi në lëvizje nga mpirja dhe ftohja e duarve. Në rastin e dëmtimit të shtyllës kurrizore në zonën e qafës mpirja e duarve do të jetë një nga simptomat më të përsëritura.

Dobësim i këmbëve

Sipas të dhënave dëmtimet e shtyllës kurrizore mund të jenë gjithashtu duke ju shkaktuar dobësim të këmbëve. Dëmtimet e nervave sa më afër këmbëve të jenë aq më shumë do të shkaktojnë dobësim dhe mos balancim të tyre.

Dhimbje e këmbëve

Nëse dëmtimi i diskut ndodhet nga zona e mesit e poshtë kjo do të shkaktojë dhimbje të këmbëve. Dëmtimet e shtyllës kurrizore në zonën e mesit shkakëtojnë një gjendje të quajtur nervi shiatik. Nervi shiatik do të shkaktojë dhimbje të mëdha në këmbët tuaja duke ju penguar lëvizjen.

Dhimbje kur qeshni apo kolliteni

Megjithëse e qeshura supozohet të jetë ilaçi më i mirë në rastet e dëmtimeve të shtyllës kurrizore, e qeshura do të kthehet në dhimbje. E qeshura, kollitjet apo tështimat janë disa nga proçeset që do t’ju shkaktojnë dhimbje nëse vuani nga hernia diskale.

Dhimbja shtohet kur pushoni

Nëse ngritja e peshave të rënda do t’ju shkaktojë hernien diskale, qëndrimi pa lëvizur mund të përkeqesojë dhimbjen. Qëndrimi ulur apo përkulja para do të kthehet në një proçes të dhimbshëm nëse vuani nga hernia diskale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SYLVINHO PROVA ME FORMACIONIN/ Kombëtarja stërvitet me dyer të mbyllura
Previous article PAS NDARJES, OLSI BYLYKU MARTOHET SË SHPEJTI? Aktori zbulon si qëndron e vërteta

s.autor

Postime të ngjashme

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë Shëndet

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT