• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK ËSHTË NDARË KURRË PREJ MEJE, KALOJ…”/ Linda Rama rrëfen marrëdhënien e veçantë me Zahon
Home
Intervista

“NUK ËSHTË NDARË KURRË PREJ MEJE, KALOJ…”/ Linda Rama rrëfen marrëdhënien e veçantë me Zahon

19 June, 2021 s.autor Intervista, Politikë

Një moment i veçantë i intervistës së Linda Ramës për gazetaren Ilva Tare ishte kur ajo u pyet për djalin e vogël të familjes, Zahon me të cilin thotë se nuk ndahet kurrë.

“Zaho në bark brenda meje ishte një muaj pasi Edi hyri në zyrën e kryeministrit. Është e hatashme, dy momente shënjuese që vendosin fëmijët të na bëhen krahë. Zaho është ai që nuk është ndarë kurrë prej meje. Ai është ai me të cilin kaloj mbrëmjet, vetminë për shkak të punës së Edit. “Jeni çift i jashtëzakonshëm” thotë Edi. Unë I kaloj më Zahon dhe bëjmë biseda shumë cilësore dhe shkëmbim shumë cilësor”, tha Rama.

Bashkëshortja e kryeministrit u pyet edhe për mënyrën si e shihte Zaho të qënit djali i Kryeministrit.

“Zaho e ka marrë vesh që Edi është kryeministër në javën e dytë të klasës së parë. Sapo filloi klasën e parë, erdhi në shtëpi një natë dhe më thotë “mami kam një gjë për të të thënë. E di ti që unë jam djali I kryeministrit?” Doja t’I thoja “Jo nuk e di.”, por I thashë “Po e di, por kush ta tha?”. “Shokët ma thanë” tha. Aty i thashë vetes që kishte ardhur momenti, se i kisha shpjeguar se pse Edi nuk ishte në shtëpi, pse vinte vonë dhe e kisha lidhur me një punë të rëndësishme të tij në dobi të njerëzve. I kisha thënë edhe këtë tjetrën që “Të lutem Zaho, nëse do ta nxjerrim babin të gëzuar nga shtëpia, ne kemi një gjë shumë të madhe në dorë dhe atëherë babi do t’i bëjë shumë mirë punët. Punët e tij janë kopshte për fmijët, spitale, rrugë për makinat. Nëse ne babin do ta nxjerrim të mërzitur nga shtëpia, babi nuk I bën dhe ai është motivuar shumë dhe ishte shumë I vogël kur ja beja këtë bisedë. Ishte në kopësht. Dhe pas asaj më është dashur nja dy ditë ta mendoj sesi do tja trajtoja këtë çështjen e kryeministrit. Është një bisedë që vijon kjo”, rrëfeu Linda Rama.

Ajo tregoi edhe për rolin e saj si nënë në rritjen e djalit.

“Unë ndaloj përgjatë rritjes së Zahos sepse kam kuptuar që në kohën e sotme fëmijët kanë një avantazh të jashtëzakonshëm. Së pari ata lindin si të rritur dhe ti duhet vetëm të ndalosh, të mendosh, të reflektosh dhe të kuptosh se çfarë duan të thonë, pse e thonë, ku duan të dalin, çfarë duan të arrijnë. Gjithmonë ka një skenar në mendjen e tyre të vogël që është shumë tregues dhe për ty. Por nga ana tjetër, ajo që kam kuptuar është ajo që ata kanë avantazhin e një kohe që I jep shumë dije, I jep shumë mekanizma dhe janë shumë përpara. Dhe ne rrezikojmë që nëse nuk i ndjekim dhe nuk mësojmë prej tyre, rrezikojmë që të humbasim gradualisht jo vetëm këtë terrenin e dijes që është shumë e mundur, por mund të humbasim edhe autoritetin prindëror dhe I themi “Na ndiq”, por ne fakt duhet ndryshuar kjo. Sigurisht na ndiq, por mos pusho së ndekuri fëmijën tënd që së bashku të kemi mundësinë të bëjmë këtë procesin e rritjes dhe qetsisë shpirtërore të prindërve”, përfundoi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
Previous article DIGJET MAKINA E SHEFIT TË KRIMEVE/ Ja DYSHIMET e para (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat Politikë

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT