• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK E REGJISTROI NË ZGJEDHJE/ Celibashi: I qëndroj vendimit, PD duhej t’i kishte kursyer akuzat
Home
Politikë

NUK E REGJISTROI NË ZGJEDHJE/ Celibashi: I qëndroj vendimit, PD duhej t’i kishte kursyer akuzat

21 March, 2023 s.autor Politikë

Kryekomisioneri i KQZ, Ilirian Celibashi i ftuar në emision Quo Vadis në Vizion Plus komentuar lidhur me situatën e krijuar për regjistrimin e PD në zgjedhjet vendore të 14 majit dhe akuzat që kanë shënjestuar atë lidhur me vendimmarrjet për këtë subjekt.

Celibashi refuzoi të komentonte mbi vendimin e KAS për të “rrëzuar” atë. Ai tha se respekton çdo vendimmarrje të institucioneve.

“Do duhet të pranojmë vendimmarrjet e instancave të fundit pavarësisht bindjeve tona ligjore me çështje të caktuara të ligjit. Edhe pse respektojmë plotësishtë atë vendimmarrje në cilësinë e komisionerit të KQZ, bindja ime për vendimmarrjen e marrë nga ana ime për atë çështje qëndron ajo sikurse është shprehur në vendimin tim.”

Lidhur me akuzat nga PD zyrtare se vendimi i tij ishte politik, Celibashi deklaroi se të tilla deklarata ishin të pabazuara në fakte.

Do të ishte mirë që ata t’ia kishin kursyer vetes këtë qasje ndaj vendimmarrjes së komisionerit shtetëror edhe kjo vlen për raste të ngjashme edhe për subjekte të tjerë, të cilët e shohin vendimmarrjen institucion të ndryshëm nga interesat e tyre politikë. Mesa duket e kanë të vështirë të shkëputen nga gjithë kjo traditë jo e mirë e sjelljes së partive politike kundrejt institucioneve. Të dalësh e të thuash se ai vendim është bazuar në interesa politike pa dhënë asnjë argument dhe asnjë provë më duket pa sens dhe e pa sens për ta replikuar”, tha ai.

Celibashi ka komentuar dhe deklaratën e shumëpërfolur, ku ai thotë se kreu i PD për të është Berisha. Sipas tij, kjo deklaratë është nxjerrë jashtë kontekstit nga palët e interesuara për ta keqpërdorur.

“Po rikonfirmoj që unë nuk e kam thënë dhe nëse e dëgjon çfarë kam thënë, kupton se nuk kam thënë se kryetari i PD është Sali Berisha, por ne nuk kemi çfarë bëjmë sepse do duhet të konsiderojmë se kryetari i PD është Basha. Kemi arsyetuar që me atë vendimmarrje se kush është kryetari i një partie nuk mund të bazohet mbi perceptimet e askujt por do duhet të vlerësohet dokumentacion zyrtar i cili tregohen se kush është kryetar i PD. Kjo është ajo që kam thënë. Unë e kuptoj se këtu jo vetëm për kaq ‘shumë gjë’, por edhe për më pak se aq komentet e palëve të interesuara janë sipas interesit të tyre. Kam vetëm keqardhje”, shtoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAMA NESËR NË BRITANINË E MADHE/ Vizitë disa ditore dhe takim me Sunak! Në fokus çështja e emigrantëve të paligjshëm
Previous article "ME LOGJIKË OLTA E KA HUMBUR KOKË MË KOKË ME TY"/ Luizi-Kiarës: Nëse mbështetësit e mi dhe...

s.autor

Postime të ngjashme

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar Politikë

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar

114-VJETORI I PAVARËSISË/ Marco Rubio: SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive Politikë

114-VJETORI I PAVARËSISË/ Marco Rubio: SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj Politikë

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT