• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK E PRANOJMË KURRË NATO-n”/ Dodik: Duam aleancë ushtarake me Serbinë e Hungarinë
Home
Nderkombetare

“NUK E PRANOJMË KURRË NATO-n”/ Dodik: Duam aleancë ushtarake me Serbinë e Hungarinë

4 April, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Aleancat ushtarake janë kthyer në lajtmotiv të diskurseve publike në Ballkanin Perëndimor.

Pas memorandumit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, e marrëveshjes së nënshkruar mes Hungarisë dhe Serbisë, edhe Republika Srpska, entitet në Bosnje dhe Hercegovinë, kërkon të jetë pjesë e një aleance ushtarake.

Lideri i saj, Millorad Dodik, tha se do të kërkojë zyrtarisht të përfshihet në një aleancë me Serbinë dhe Hungarinë: “Republika Srpska nuk duhet të pranojë kurrë të jetë pjesë e aleancës së NATO-s. Të shtunën kemi një seancë të zgjeruar të Qeverisë së Republikës Srpska dhe do të kërkojmë që të përfshihet në marrëveshjen ushtarake dhe të sigurisë me Serbinë dhe Hungarinë. Ne kemi të drejtë ta bëjmë këtë”.

Megjithatë, Kushtetuta e Bosnje Hercegovinës ia ndalon entiteteve të vendit të kenë kompetenca për të udhëhequr politikën e jashtme dhe ushtarake. Këtë të drejtë e gëzojnë vetëm institucionet qendrore të Bosnjës.

Qeveria hungareze, e udhëhequr nga kryeministri Viktor Orban, e ka përqendruar për vite me radhë vëmendjen e saj në Republikën Srpska dhe jo në të gjithë Bosnjë e Hercegovinën. Ajo e ndihmoi gjithashtu qeverinë e Dodikut me një kredi nga banka shtetërore hungareze. Në vitin 2021, Orban pengoi iniciativën gjermane për të vendosur sanksione evropiane ndaj Dodikut për minimin e institucioneve të Bosnjës.

Hungaria është i vetmi vend anëtar i BE-së që u rreshtua përkrah Serbisë dhe autoriteteve të Republikës Srpska në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe votoi kundër miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në maj 2024.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LYLESHTRYDHE ME PESTICIDE/ AKU: Rezulton me risk të lartë, priten analizat për të vendosur ndalimin ose jo të importit
Previous article LUFTA NË UKRAINË/ Rubio: Putin do të marrë vendimin për armëpushim brenda javës, jo muajve

s.autor

Postime të ngjashme

REGJIMI IRANIAN NUK GJEN QETËSI/ Ekzekuton dy protestues të rinj Botë

REGJIMI IRANIAN NUK GJEN QETËSI/ Ekzekuton dy protestues të rinj

ZJARRET/ Evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje Botë

ZJARRET/ Evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje

“SHTËPIA E BARDHË NUK E DINTE QË I KISHA”/ Audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane Botë

“SHTËPIA E BARDHË NUK E DINTE QË I KISHA”/ Audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT