Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp, të cilën e quajti të jashtëzakonshme, në lidhje me heqjen e banderolave të LSI në Fier.
Meta e quajti këtë rast si një incident të turpshëm dhe banal, ndërsa theksoi se kryetari i Bashkisë së Fierit duhet të shkojë në burg për shkeljet e rëndë që ka bërë, jo vetëm për këto shkelje të kodit zgjedhor.
“Ruçi, provokator i ndryrë që përpiqet të prishë zgjedhjet të dielën
U bëni thirrje grave, burrave të Fierit, të mbrehin sfurqet, kosoret, lopatat dhe ti kenë gati për dietën e diel nëse preken votat. Kjo është çështja.
Ata e bëjnë që të dalin militantët e LSI dhe të bëhet sherr, të krijohet ideja që LSI me porosi të presidentit të prishë mitingun e socialistëve”, tha Meta.
“Policia të bëjë detyrën. Do të çoj një listë të personave në kërkim, të mbrojtur nga policia. Shteti i kapur nga mafia të bëjë detyrë.
Nuk dua asnjë pikë gjaku dhe loti të derdhet për zgjedhje. Nëse Rama merr 71 mandate në mënyrë demokratike do t’i jap dhe mandatin e presidentit. Ama nëse prek dhe një votë nuk do të gjejë vrimë ku t’i futet”, u shpreh më tej Meta.


