Një anëtar i PD-së në Kamëz, ka grisur teserën e partisë që është në emrin e Lulzim Bashës si kryetar. Pasi votoi në referendumin për shkarkimin e Bashës, ai tha se e grisi teserën pasi është me emrin e Bashës që nuk e njeh si kryetar.
“Është me emrin e Bashës, nuk e njoh si kryetar, nuk e kam njohur asnjëherë”, tha ai.


