• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK E MBANI MASKËN RREGULLISHT SE KENI KALUAR COVID-19? Ja çfarë thotë studimi i ri
Home
Shëndet

NUK E MBANI MASKËN RREGULLISHT SE KENI KALUAR COVID-19? Ja çfarë thotë studimi i ri

15 February, 2021 s.autor Shëndet

Të qenit i infektuar me virusin që shkakton Covid-19, nuk është një mburojë e padepërtueshme kundër ri-infektimit, paralajmëron një studim i ri. Ai vëzhgoi gati 3.250 rekrutëve të rinj marinsa amerikanë, midis majit dhe tetorit 2020.

Prej tyre, 189 kishin rezultuar më parë pozitivë ndaj virusit SAR-CoV-2. Gjatë studimit 6 -javor, 10 për qind e atyre që kishin rezultuar pozitiv u ri-infektuan. “Vetëm sepse keni antitrupa nga një infeksion i mëparshëm, nuk do të thotë se keni shpëtuar”- thotë autori i studimit, Stjuart Silfon, profesor i neurologjisë në Shkollën e Mjekësisë në Mount Sinai në Nju Jork, që e kreu studimin në bashkëpunim me Naval Medical Research Center.

Pra 19 nga 189 rekrutë që ishin prekur më parë nga Covid-19, rezultuan pozitivë për një infeksion të dytë gjatë studimit. Studiuesit thanë se infeksionet e para dhe të dyta,përfshinin të njëjtin tip të virusit SARS-CoV-2, dhe asnjë prej tyre nuk kishte llojet e reja, më të transmetueshme të Britanisë së Madhe, Afrikës së Jugut apo Brazilit, që kanë shkaktuaralarm gjatë javës së fundit.

Të gjithë ata që rezultuan pozitivë gjatë studimit kishin simptoma “të lehta” tha dr Silfon. Asnjë prej tyre nuk u shtrua në spital. Por rreziku i simptomave dhe kohëzgjatja e infeksionit ishin të njëjtat, pavarësisht nga historia e mëparshme e prekjes nga Covid-19.

“Dallimi i vetëm ishte se sasia e virusit në testet tona të tamponit, ishte pak më e ulët tekmarinsat që kishin fituar antitrupa nga prekja e mëhershme, theksoi më tej studiuesi.Ndërkohë marinsat e ri-infektuar, kishin nivele më të ulëta të antitrupave nga periudha e tyre fillestare, krahasuar me marinsat që nuk u infektuan përsëri. Lajmi i mirë:Pasja e antitrupave pas infektimit ju mbron nga ri-infektimi. Lajmi i keq:Edhe nëse jeni prekur më herët nga Covid-19, ekziston rreziku që të prekeni sërish.

“Kjo mund të mos u shkaktojë probleme pacientëve të rinj, që në studimin tonë janë kryesisht simptomatikë. Por kjo nënkupton se ekziston rreziku që ata më pas t’ia transmetojë virusin personave më të rrezikuar”– thotë ai. Kjo do të thotë që mbajtja e maskës, distancimi shoqëror dhe vaksinimi do të jenë ende shumë të rëndësishme, pavarësisht nga historia e mëparshme e infeksionit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM KARANTINUAR..."/ Ministrja e Arsimit Evis Kushi rezulton pozitive me COVID-19
Previous article SHQIPËRI/ Stuhi dëbore, përmbytje, rëndim situate nga Covid

s.autor

Postime të ngjashme

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT