• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK E KENI DITUR MË PARË? Farat e këtij fruti nuk kurojnë por helmojnë
Home
Shëndet

NUK E KENI DITUR MË PARË? Farat e këtij fruti nuk kurojnë por helmojnë

2 August, 2020 s.autor Shëndet

Farat e kajsisë paraqesin rrezik të helmimit me cianid.

Shumica e farave të kajsive të tregtuara në Evropë importohen nga jashtë BE-së dhe tregtohen tek konsumatorët nëpërmjet internetit.

Shitësit i deklarojnë ato si një super ushqim për të luftuar kancerin. Dozat e këtyre magjistarëve këshillojnë marrjen nga 10 fara në ditë për popullatën e përgjithshme deri në 60 copë për pacientët e diagnostikuar me kancer.

Fara është pjesa që gjendet brenda bërthamës së kajsisë. Ajo përftohet duke thyer bërthamën e fortë të kajsisë dhe për rrjedhojë, nuk ka kontakt me vetë frutin.

Por shkencëtarët dhe studiuesit paralajmërojnë rrezik. Ngrënia e më shumë se 2-3 farave të vogla të kajsive, ose më pak se gjysma e një fare të madhe, në një kohë tejkalojnë nivelet e sigurta.

Nëse fëmijët konsumojnë edhe një farë të vogël kajsie rrezikojnë të jenë mbi nivelin e sigurt, shkruan agro web.

Një substancë natyrale që quhet amigdalin është e pranishme tek farat e kajsive dhe kthehet në cianid pas ngrënies.

Cianidi është një nënprodukt i cianurit, një prej helmeve më të rrezikshëm në botë.

Helmimi i cianidit shkakton dhimbje trupi, temperaturë, dhimbje koke, pagjumësi, etje, letargji, nervozizëm dhe ulje të tensionit të gjakut. Në disa raste ekstreme kjo substancë është vdekjeprurëse.

Pavarësisht nga shqetësimet serioze të sigurisë, shumë ‘shërues’ të paspecializuar po e këshillojnë ngrënien e farave të kajsisë për trajtimin e kancerit. Ajo merret me gojë madje jepet edhe si një injeksion.

Një mori portalesh anonime publikojnë lajme të pavërteta mbi vlerën e farave të kajsisë pa treguar rrezikun vdekjeprurës që ato përmbajnë.

Bashkimi Evropian lajmëron rrezik;

Kohët e fundit, Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) – Ruajtësi i Sigurisë Ushqimore të Europës – paralajmëroi se farërat janë të rrezikshme, për të rriturit, por veçanërisht për fëmijët.

Në raportin e saj, EFSA vë në dukje një numër rastesh të fëmijëve të shtruar në spital për helmim me cianid të shkaktuar nga farat e kajsive.

Këtu përfshihen 260 raste të tilla në Turqi, ku farat janë një ushqim i zakonshëm. Një vajzë 28-muajshe vdiq për shkak të niveleve të larta të cianidit në gjak, pas ngrënies së 10 farave të tilla.

Kur farat treten, amigdalina degradohet në cianid. Njerëzit që besojnë në fuqinë e farave të kajsive mendojnë se ky helm shkatërron vetëm qelizat e kancerit, por shkencëtarët thonë se kjo nuk është e vërtetë.

Cianidi është helm për të gjitha qelizat, sepse ndërhyn me furnizimin e tyre me oksigjen – dhe është veçanërisht e dëmshme për trurin dhe zemrën, të cilat kërkojnë oksigjen të vazhdueshëm për të funksionuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PSE VISHEMI SHPESH ME TË ZEZA/ Ja si e shpjegon psikologu i modës këtë
Previous article SHERR NË NJË LOKAL NË SHKODËR/ Plagoset rëndë me thikë 20-vjeçari, policia: Ja si nisi konflikti jashtë një lokali

s.autor

Postime të ngjashme

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini Shëndet

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

DIABETI PO BËHET "VRASËSI I HESHTUR"/ Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve Shëndet

DIABETI PO BËHET "VRASËSI I HESHTUR"/ Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve

LODHJE PAS DREKËS? Ekspertët zbulojnë 3 mënyrat e thjeshta për ta mposhtur dhe për të rikthyer energjinë Shëndet

LODHJE PAS DREKËS? Ekspertët zbulojnë 3 mënyrat e thjeshta për ta mposhtur dhe për të rikthyer energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT