• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK E KAM FRIKË BURGUN…”/ E dhunoi dhe e hodhi nga ballkoni, vajza: Mamin e gjeta të nxirë e me shenja thonjsh në qafë
Home
Aktualitet
Kronikë

“NUK E KAM FRIKË BURGUN…”/ E dhunoi dhe e hodhi nga ballkoni, vajza: Mamin e gjeta të nxirë e me shenja thonjsh në qafë

25 March, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një rrëfim tronditës vjen sot në emisionin “Me zemër të hapur” në ‘Neës24’,  vajza e Valbona Hysenit, e cila u rrëzua dje nga ballkoni pikërisht nga bashkëjetuesi i saj, pasi e kishte dhunuar, tha se bashkëjetuesi i nënës së saj sillej shumë keq.

Ajo tregoi se dhunën e ka përdorur prej vitesh dhe  e mbante mend që kur ishte fëmijë, ndërsa shtoi se vëllai i saj e ka përjetuar shumë keq.

“Gjithçka nisi pas vdekjes se babit, mami u lidh me këtë,. Ai sillej shume keq. Gjatë gjithë kohës i kam thënë babi edhe pse nuk e doja sepse sillej shumë keq me mamin”, tha ajo.

Ti edhe vëllai keni qenë prezent kur dhunohej?

 

Vajza: Po.

Ndër të tjera ajo rrëfen situatën e vështirë në të cilën ndodhet nëna e saj dhe se bashkëjetuesi nuk i kishte treguar ngjarjen, por i kishte thënë se e ëma ishte rrëzuar te shkallet dhe se për këtë i duheshin para që të merrte mjekim.

Me tej është kontaktua nga tezja e cila i ka treguar ngjarjen e rëndë dhe më pas është  drejtuar menjëherë drejt spitalit të Traumës ku edhe ka parë nënën në gjendje të rëndë.

“Ne qanin, i thonim mos e bëj babi, na shtynte na bërtiste dhe na kërkonte të mos përziheshim, Unë kam qenë shumë e vogël kam qenë në klasë të gjashtë, vëllai ka qenë më i vogël. Ai e ka përjetuar shumë keq. Unë jam e martuar, e kam marrë në telefon në darkë për ti pyetur si janë. Më tha nuk jam në shtëpi kam dalë. E mora dhe më vonë nuk ma nxirrte mamin në telefon më thonte nuk jam në shtëpi, Ndërkohë atë natë kishte ndodh ngjarja. Më mori në 7 të mëngjesit dhe tha kam nevojë për lekë e pyeta për çfarë të duhen… Gjithmonë e kam respektuar edhe pse na kanë rritur me rrena dhe me dhunë. Ai erdhi te puna dhe më tha mamit i ka rrëshkitur këmba të pallati është vra pak, nuk ka gjë për tu shqetësuar ato lekët më duhen për mamin më tha për në spital. Unë ia dhashë, Por u shqetësova mendova se kishte diçka tjetër. Më tej më mori tezja dhe më tha Drilona a e di që mami ka qenë  e larë ne gjak dhe ka shkuar në spital. Aty kam lënë punën kam shkuar te Spitali Ushtarak dhe më treguan se ka shkuar në gjendje të rëndë. Aty ishte Dilaveri, aty kam debatuar . Kur mësova ngjarjen . Të gjithë policët thonin se ka ra nga lartësia, ndërsa babi më thonte ka rënë nga shkallët. Ky më thoshte mos guxo ta pyesësh mamin se është e lodhur dhe në asnjë moment nuk më lente vetëm me të. Mami sa më ka parë ka filluar të qajë, ishte e ënjtur e nxirë, me shenja thonjsh në qafë. Ishte hera e parë që mamin e shihja në gjendje të tillë. I kam kërkuar mamit të më tregojë të vërtetën dhe më pas më tregoi situatën. Mami nuk mbante telefon sepse ky ia lejonte. Pasi më ka rrahur shumë keq, dhe po më binte si të fikët i kam kërkuar ujë dhe nuk i ka dhënë dhe mamit i ka rënë të fikët. Ndihmën e parë ia ka dhënë nusja e një doktori aty…Unë kam gjetur gjakun poshtë ballkonit,  pasi shkova direkte dhe i bëra foto. Komshijtë thonin se e kemi parë kur ka rënë”, ka treguar ajo

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DRITË SHPRESE PËR ARMÊPUSHIM? Erdogan: Ukraina dhe Rusia duket se kanë mirëkuptim në disa çështje
Previous article MIQ TË MIRË NË "BIG BROTHER VIP"/ Dagz “harron” gjithë pakënaqësitë, së bashku me Donaldin në një koncert

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit Aktualitet

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas Aktualitet

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT