Një nga autorët e sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ka dëshmuar në lidhje me sulmin e tyre në grup.
32-vjeari Dorian Alia ka deklaruar se ai sulm nuk ishte planifikuar por ai ndodhej në të njëjtën rrugë me ta dhe kështu u përfshinë në sherr.
Ai ka thënë se është ndjerë i prekur nga pronat që mund të humbte në favor të avokatit.
“I jam afruar dhe i kam folur, pasi avokati më injoroi e kam qëlluar vetëm njëherë me grusht dhe nga paniku që ai ra, u largova”-mësohet se ka deklaruar Dorian Alia.
Alia gjithashtu ka shtuar se aktin që kreu e bëri në favor miqësor dhe nuk ishte në dijeni të peshës që avokati kishte.
Dritan Nano një tjetër autor i sulmit e ka mohuar të ketë qenë pjesë e ngjarjes dhe pse drejtori i policisë së Tiranës ka deklaruar se Nano ishte organizatori i sulmit gjithashtu dhe autorët i kishte takuar një muaj më parë.
Ndërkohë, burime nga spitali bëjnë me dije për gazetaren Dorjana Bezati se avokati Sokol Mëngjesi vijon në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj bëri dje ne dije se shkaku i dhunimit ka qenë për shkak të detyrës dhe se lidhet me një proces gjyqësor civil, për një çështje pronësie.
Dorjan Alia është vetëdorëzuar në polici ndërsa tre autorët e tjerë janë në kërkim. Gjithashtu policia ka vënë shpërblimin prej 20 mijë eurosh për këdo që jep informcion në lidhje me vendndodhjen e tyre.


