• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK DUROI DOT MË”/ Historitë e TRISHTA. Nga nëna që piu HELM pas VDEKJES së vajzës, tek gruaja që vrau veten…
Home
Sociale

“NUK DUROI DOT MË”/ Historitë e TRISHTA. Nga nëna që piu HELM pas VDEKJES së vajzës, tek gruaja që vrau veten…

23 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Delvinë, ku gruaja 68 vjeçare ka pirë fotoksinë pasi nuk duronte më dot vdekjen e së bijës para tre viteve.
Raste të trishta, histori njerëzore që tregojnë mbi dhimbjen e madhe dhe rëndësinë e familjes, ndonëse veprimet janë të pajustifikueshme.

Mërzia pas vdekjes së vajzës, 68 vjeçarja i jep fund jetës me fotoksinë
I jep fund jetes nje 68-vjeçare ne Delvine. Hano Kullai, banore e fshatit Vergo, bashkia Delvinë eshte vetehelmuar me fostoksine dhe ka gjetur vdekjen rruges teksa dergohej ne spital.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në banesën e saj në fshatin Vergo ku ajo banonte me të birin.

Burime nga grupi i hetimit në Komisariatin e Policisë në Delvinë bëjnë me dije se edhe herë të tjera ka tentuar 68 vjeçarja t’i jepte fund jetës. Gjendja e sa eshte renduar shume pas vdekjes të së bijës, tre vite më parë, humbje qe nuk mundi ta kalonte dot. Ajo i dha fund jetës ditën e mërkurë, pas takimit për herë të fundit edhe me fëmijët e vajzës që kishin ardhur në fshat nga Greqia.

I vdes bashkëshorti, pas 10 ditësh vret veten me armë zjarri
Nuk e përballoi dot vdekjen e të shoqit, vetëvritet me armë zjarri 36­ vjeçarja. Nëna e dy fëmijëve i dha fund jetës me çiften e vëllait, dhjetë ditë pasi humbi bashkëshortin.

Ajo e ka kryer aktin në gjendje të rënduar psikologjike në shtëpinë e prindërve të saj. Pak pas mesnate, ajo ka marrë armën dhe ka qëlluar veten. Familjarët kanë tentuar ta nisin me urgjencë për në spital, por pa mbërritur në duart e bluzave të bardha, 36­vjeçarja ndërroi jetë. 36­vjeçarja kishte humbur bashkëshortin (vdekje natyrale) dhjetë ditë më parë dhe po kalonte momente të vështira emocionale.

Ajo vuante edhe nga sëmundja e epilepsisë, çka e kishte ngarkuar më shumë atë psikologjikisht për shkak të pamundësisë për t’u kuruar.

Ajo ishte e papunë dhe të vetmen të ardhur për familjen e siguronte bashkëshorti i saj, i cili gjithashtu nuk kishte një punë stabël.

Pas vdekjes së prindërve. Vret veten me çifte, 55-vjeçari kryen aktin në prani të familjes

Një burrë 55-vjeçar i dha fund jetës në fshatin Kallm i Vogël i Fierit. Alush Kumanaku pasi ishte kthyer nga kullota me bagëtitë kishte hyrë në dhomën e gjumit, duke qëlluar veten me armën e gjahut.

Në momentin që ndodhi ngjarja, në shtëpi kanë qenë familjarët e Alushit, bashkëshortja dhe djali. 55-vjeçari ishte baba i tre fëmijëve, 2 djem dhe një vajzë. Të afërmit tregojnë se pas vdekjes së prindërve ai ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ABSURDE/ Shansi i fundit për SON: MEDALJE E ARTË që t’i shpëtojë USHTRISË
Previous article E BUJSHME/ U RIKTHYE tek REALI, tifozët kërkojnë t’i jepet “7” e RONALDOS një DËSHTAKU (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro Aktualitet

"KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro

KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara Aktualitet

KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara

TRAGJIKE NË SHKODËR/ 17-vjeçari humb jetën pas aksidentit, një tjetër i ri në gjendje të rëndë Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ 17-vjeçari humb jetën pas aksidentit, një tjetër i ri në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT