• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK DUHET TË KETË PANIK”/ Ekspertja e ISHP: S’kemi asnjë rast të dyshuar me koronavirus në Shqipëri. Duhet kujdes higjienik, kini besim tek strukturat! Ata që udhëtojnë…
Home
Sociale

“NUK DUHET TË KETË PANIK”/ Ekspertja e ISHP: S’kemi asnjë rast të dyshuar me koronavirus në Shqipëri. Duhet kujdes higjienik, kini besim tek strukturat! Ata që udhëtojnë…

23 February, 2020 Delo.autor Breaking News, Sociale

Drejtuesja e departamentit të epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino ka dalë sot para mediave për të informuar për situatën në vend dhe masat e marra nga autoritetet për koronavirusin, i cili në Itali ka dhjetëra raste të konfirmuara.

Bino deklaroi se nuk duhet të ketë panik dhe se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të dyshuar.

“Nuk duhet të ketë panik për momentin nuk kemi asnjë rast të dyshuar në Shqipëri. E rëndësishme të jemi vigjilentë, jo vetëm por dhe të kujdesshëm për veten dhe të afërmit tanë. Ky virus nuk luftohet vetëm nga strukturat qeveritare por dhe duke u kujdesur. mos pështyjmë përtokë, të vendosim gropëzën e bërrylit kur tështimë. Mos prekim hundën, gojën. Janë disa rregulla të thjeshta sanitare. Ky është një virus i thjeshtë. përhapet po në atë rrugë që përhapet virusi i gripit. Gripin nuk e marrim në konsideratë shpesh herë por ky virus ka një vdekshmëri disi më të lartë se gripi. Kjo është këshilla e parë, duhet tëk ujdesemi për higjienën.

Instituti i Shëndetit Publik e përcakton diagnozën e koronavirusit në vend. nuk ka veç një pajisje por disa pajisje që ndihmojnë njëra tjetrën. Ka të gjitha kitet, të gjithë reagentët për t’u ktyer diagnoza e koronavirusit në vend. Laboratori i ISHP pjesë e rrjetit të laboratorëve europianë. Ne jemi të pajisur, të kontrolluar. Ne jemi në atë hap që janë gjithë vendet e tjera të botës, dhe sidomos të Europës.
Janë përforcuar masat në kufi. E di që të gjithë e keni mendjen atje. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që udhëtojnë, të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo shqetësim shëndetësor. Në aeroport ndodhet njësia e inspektoratit sanitar e përbërë nga mjekë e personel shëndetësor.
Virusi në asnjë vend të botës nuk mund të ndalet në aeroport. Ka shumë diskutimet për skanerat, për temperaturat. Por nga të gjitha studimet është treguar se ato nuk kanë ndonjë vlerë në kapjen e hershme. Kapja e hershme vetëm nëpërmjet sistemit shëndetësor. Shqipëria është një vend që ka një eksperiecnë shuëm të mirë në gjurmimin e kontakteve. Javës që shkoi provuam një testim të vetes sonë për të parë sa shpejt i kapim kontaktet. Sepse është e rëndësishme kapja e kontaktit dhe më tej marrja e masave për izolimin.
Karantina është vend për të shëndoshët. Nqs kemi një kontakt me të sëmurin, ai sipas kushteve futet në vetëkarantinë, nqs kushtet e tij e lejojnë ose futet në një karantinë të përcaktuar mirë, e cila është e përcaktuar në momentin që flasim dhe është një strukturë spitalore. Kemi përzgjedhur një strukturë spitalore për kushtet e mira.
Janë përzgjedhur dhe struktura të tjera që i plotësojnë këto kushte. Kemi përcaktuar rregullat qoftë për karantinën në shtëpi, qoftë për në struktura të tjera.
Është normale që njerëzit të kenë frikë por nuk duhet të ketë panik. Kini besim tek strukturat, kini besim tek ne dhe tek mua që po flas sepse shpesh e shoh që ka dyshime”, deklaroi Bino.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËMET E SHKAKTUARA NË “AIR ALBANIA”/ Vendosen në pranga tre shtetas, 9 shpallen në kërkim
Previous article KORONAVIRUSI/ Basha thirrje qeverisë: Të merren masa serioze, personel dhe aparate në çdo pikë kontrolli kufitar dhe QSH

Delo.autor

Postime të ngjashme

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund Breaking News

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund

MBUSHËN SHKOLLAT E TIRANËS ME DROGË/ Dalin fotot e furnitorit dhe ish-policit Aktualitet

MBUSHËN SHKOLLAT E TIRANËS ME DROGË/ Dalin fotot e furnitorit dhe ish-policit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT