• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Nuk duam “qiqra në hell” Universitetet kërkojnë fonde! Deputeti i PS “ankohet” për sportin
Home
Sociale

“Nuk duam “qiqra në hell” Universitetet kërkojnë fonde! Deputeti i PS “ankohet” për sportin

21 November, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Universitetet kërkojnë më shumë para nga buxheti i shtetit, kryesisht ato në rrethe, ku prej vitesh investimet për kërkimin shkencor, por edhe për sportin mungojnë.

“Ne themi që bëjmë kërkime shkencore, por në fakt nuk bëjmë asgjë. Paratë nga buxheti i shtetit janë zero. Hidhini sytë edhe tek universitetet në rrethe. Në qoftë se s’kemi para, nuk bëjmë dot asgjë. Nuk po kërkojmë ‘qiqra në hell’”, u shpreh Skënder Topi, rektor i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

“Duam vëmendje ndryshe. Universitetet rajonale janë më periferiket dhe më të penalizuarat. Gjirokastra është qytet universitar. Ne duam politika nga Qeveria dhe Kuvendi”, tha Bektash Mema, rektor i Universitetit “Eqerem Çabej”, Gjirokastër.

“Të rritet subvencioni nga Qeveria për kërkimin shkencor. Ndryshe do bëhemi kolegje universitare pa shkencë”, tha Adem Bekteshi, rektori i Universitetit të Shkodrës.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Arsimit: “Për 2018 fondet për kërkimin shkencor janë 162 mln lekë, 100 milionë janë financime të huaja dhe 62 milionë financime të brendshme. Besojmë se janë burim i mjaftueshëm”.

Por deputeti Fidel Ylli, hartues i projektligjit për sportin kërkon më shumë vëmendje dhe buxhet të posaçëm për sportin.

“Duhet të kemi më shumë vëmendje për sportin. Kemi sot një ligj për sportin. Pse nuk funksionon? Pse nuk janë bërë aktet nënligjore? Para’ ka. S’kam asgjë me kulturën, por jo që të marrin më shumë se sporti. Sporti duhet të bëhet primar. Jo thjesht sepse bëmë një ligj të mirë, por ç’më duhet ligji kur nuk funksionon?”, tha Fidel Ylli, deputet i PS-së.

“Duhet më shumë vëmendje për sportin. Departamenti i Sportit mund të shkojë drejt zhdukjes”, tha Valentina Duka, deputete e PD-së.

“Nuk ndërhyjmë dot tek universitetet sepse ata thonë ne jemi të pavarur. Unë e ngrita si shqetësim, por duhet të më mbështesnin edhe rektorët”, u shpreh Fidel Ylli./Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Paralajmërimi nga PD: Së shpejti do të ketë dosje të tjera për Ramën
Previous article Tirana zbukurohet për festat e nëntorit. Pamjet do iu befasojnë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT