• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK DUA TË JEM MË PROSTITUTË”/ Si u kapën TRE vëllezërit shqiptarë dhe HISTORIA e 26 vjeçares (FOTO)
Home
Breaking News

“NUK DUA TË JEM MË PROSTITUTË”/ Si u kapën TRE vëllezërit shqiptarë dhe HISTORIA e 26 vjeçares (FOTO)

13 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shfrytëzim prostitucioni, rrëmbim personi dhe grabitje. Këto janë akuzat që rëndojnë ndaj tre vëllezërve Bacuku (Ledjani i ditëlindjes 1990, Gentjani i lindur më 1986 dhe më i madhi Aleksandri, i lindur më 1983) dhe italianit Alessandro Gallinari (1972), të arrestuar dje nga karabinierët e Savonas në Itali pasi një hetimi të nisur në nëntor 2017.

c_54642297dc

Referuar hetimeve: Natën mes 29 dhe 30 nëntorit të vitit të shkuar, një shqiptare e ditëlindjes 1992, e cila prostituohej kryesisht në Sanremo nën kontrollin e katër personave të sipërpërmendur, u dhunua, u rrëmbye dhe u mbyll në një banesë në Albissola Marina nga katër tutorët, pasi ishte shprehur donte ti jepte fund jetës së rrugës.

Për të shpëtuar, vajza dyshohet se u hodh nga kati i tretë i banesës në rrugën “Gentile”. Megjithatë nuk përjashtohet as që e reja mund të jetë shtyrë nga ballkoni nga shfrytëzuesit.

Ajo u transportua në spitalin në Sanremo dhe mjekët i caktuan një prognozë shërimi 30 ditore. E frikësuar nga kërcënimet e tutorëve, u detyrua të deklaronte para hetuesve se, ishte sulmuar nga një klient i Sanremos.

Megjithatë, dëshmia e një qytetareje atë natë, ndriti dyshime te hetuesit për vërtetësinë e deklaratës së vajzës dhe hetimet vijuan me analizën e kamerave të sigurisë, përgjime telefonike, vëzhgime dhe ndjekje.

Ndërkaq, vajza shqiptare, nuk bëri asnjëherë denoncim për katër tutorët. Kjo për hetuesit solli edhe vështirësi në zbardhjen e ngjarjes.

Arrestimet erdhën rreth një vit pas nisjes së hetimeve.

Ndalimi i tre vëllezërve shqiptarë është bërë orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, e më pas u vu në pranga në aeroport edhe italiani Alessandro Gallinari, teksa kthehej nga një udhëtim nga Kolumbia.

Vëllezërit Bacuku, të regjistruar rezident në Savona, por me vendbanim në komunën Cairo Montenotte, kishin regjistruar një biznes ndërtimi, por që rezulton fiktiv.

Ndërsa italiani Gallinari, me vendbanim në Bergeggi, por i regjistruar si rezident jashtë Savonës, është pronari i një bari në “Corso Bigliati”.

Capture

“Ne po përpiqemi të hetojmë nëse femra të tjera janë shfrytëzuar nga grupi, që detyroi vajzën të vinte në Itali falë tre shqiptarëve, dhe të ushtronte aktivitetin e prostitucionit. Viktima ka përjetuar këtë eksperiencë terrori nga frika e dhunës fizike”, tha për gazetarët Dario Ragusa, kreu i Repartit Hetues të Komandës së Karabinierëve të Savonas-s.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Publikohet VIDEO/ Ja çfarë ndodhi në dhomën e zhveshjes së Khabib para dhe pas duelit...
Previous article “Çmenduri” nga Anglia/ De GEA bëhet lojtari më i paguar te Manchester UNITED

F.autor

Postime të ngjashme

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT