• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 May, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

29 May, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK DO TA MBYLL GOJËN”/ Kush është Elvira Vikhareva, kundërshtarja e Putinit që e kanë helmuar
Home
Nderkombetare

“NUK DO TA MBYLL GOJËN”/ Kush është Elvira Vikhareva, kundërshtarja e Putinit që e kanë helmuar

25 March, 2023 bora.autor Botë, Nderkombetare

Dhimbje stomaku, rritje të rrahjeve të zemrës, mpirje në gjymtyrë, spazma muskulore, të fikët dhe rënie të flokëve. Këto janë simptomat që e shtynë Elvira Vikhareva, një anëtare e opozitës politike të Putinit, të shkojë te mjeku shkurtin e kaluar. Vendimi ishte i rëndë – helmim me kripëra të metaleve të rënda.

Në rezultatet e disa prej analizave të gjakut të Vikhareva-s u gjetën gjurmë të dikromatit të kaliumit , një substancë kancerogjene dhe shumë toksike. Jo e re për Kremlinin, i mësuar të heshtë opozitën me metoda të ngjashme, siç dëshmohet nga rasti i Alexei Navalny.

Vikhareva filloi të ndihej e sëmurë në fund të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit, më pas një rikthim në shkurt. Në atë moment e reja, 32 vjeçe, vendosi të shkonte te mjeku dhe zbuloi të vërtetën. Me sa duket për regjimin ajo ishte kthyer në një rrezik dhe kështu u vendos që të eliminohej. Mirëpo, ajo duket se nuk trembet dhe në një postim të gjatë në Telegram thekson se asgjë nuk e step.

“Është koha të thyej heshtjen dhe të qetësoj pak vrullin e diskutimeve lidhur me lajmet për shëndetin tim. E para dhe ndoshta më e rëndësishmja, mos më varrosni para kohe. Vdekja nuk është absolutisht në planet e mia. Mos shpresoni, nuk do të heq dorë nga pozicioni im, nuk do të fshihem në një cep duke pritur vdekjen dhe nuk do ta mbyll gojën.

Nëse duam të marrim frymë duhet të vazhdojmë të rezistojmë. Indiferenca është bija e luftës dhe e kaosit dhe sot po i korrim frytet e saj. Vendi qeveriset nga vrasës dhe frikacakë – tani e di më mirë se kushdo tjetër. Fuqia e tyre bazohet në frikë. Duhet të jemi të fortë përballë armikut”, ka shkruar ajo.

Me origjinë nga Irkutsk, Siberi, Vikhareva punoi për një kohë në TV dhe u diplomua në gazetari.  Në 2019 ajo doli në protestë kundër përjashtimit të dhjetëra kandidatëve nga zgjedhjet. Edhe ajo pësoi të njëjtin fat në vitin 2022. Vikhareva synonte të kandidonte për këshillin e qytetit në rrethin e saj të Moskës, por një gjykatë e pengoi, duke përmendur parregullsi në dokumentet e saj të regjistrimit.

Një vit më parë, Vikhareva kishte tentuar të hynte në Dumën e Shtetit, por humbi në përballjen kundër prezantuesit televiziv dhe kandidatit të Rusisë së Bashkuar Timofey Bazhenov.

Vikhareva i dinte rreziqet, “nga burgosja në helmin” , por thekson se ka një përgjegjësi morale për të bërë rezistencë./Marrë nga Corriere/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 14 MAJI/ Spiropali dhe Gjiknuri flasin pas zyrtarizimit të kandidatëve të PS
Previous article EMRAT E 14 MAJIT/ Përfundon mbledhja e kryesisë së PS! Drejtuesit e qarqeve prezantojnë kandidatët socialistë

bora.autor

Postime të ngjashme

RIZGJEDHJA E ERDOGAN/ Kremlini: Kemi synime shumë ambicioze me Ankaranë Botë

RIZGJEDHJA E ERDOGAN/ Kremlini: Kemi synime shumë ambicioze me Ankaranë

PUTIN NËNSHKRUAN LIGJIN/ I hap rrugë zgjedhjeve në rajonet e pushtuara të Ukrainës Botë

PUTIN NËNSHKRUAN LIGJIN/ I hap rrugë zgjedhjeve në rajonet e pushtuara të Ukrainës

BE PËRGATITET PËR TEMPERATURAT E LARTA/ Dyfishon kapacitetet për luftimin e zjarreve Botë

BE PËRGATITET PËR TEMPERATURAT E LARTA/ Dyfishon kapacitetet për luftimin e zjarreve

Facebook Comments

EDMOND LAÇI/ Kinë, semafor për devetë në shkretëtirë Blog

EDMOND LAÇI/ Kinë, semafor për devetë në shkretëtirë

EDUARD ZALOSHNJA/ Rreth 42% e zgjedhësve në lista janë në emigracion Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rreth 42% e zgjedhësve në lista janë në emigracion

FRROK ÇUPI/ Ku ra PD, në Tiranë apo në Uashington? Blog

FRROK ÇUPI/ Ku ra PD, në Tiranë apo në Uashington?

EDMOND LAÇI/ Disa orë “perandor” në perandorinë e çajit Blog

EDMOND LAÇI/ Disa orë “perandor” në perandorinë e çajit

LUTFI DERVISHI/ 10 arsye pse nuk duhen ftuar palaçot në televizion Blog

LUTFI DERVISHI/ 10 arsye pse nuk duhen ftuar palaçot në televizion

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT