• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK DO TA BESONI/ Ja përse duhet të laheni me ujë të ftohtë
Home
Shëndet

NUK DO TA BESONI/ Ja përse duhet të laheni me ujë të ftohtë

1 December, 2025 s.autor Shëndet

Ideja për t’u zhytur vullnetarisht në ujë akull nuk tingëllon shumë tërheqëse. Por, siç rezulton, përfitimet e një dushi të thjeshtë të ftohtë janë të shumta. Sportistët përdorin rregullisht banjë akulli, dhe shumë studime mbështesin këto praktika. Përveç largimit të papastërtive dhe yndyrës nga lëkura, një dush i ftohtë mund të përmirësojë metabolizmin, shëndetin mendor, të ulë nivelet e stresit, të lehtësojë dhimbjet në kyçe dhe shumë përfitime të tjera shëndetësore. Ja çfarë thonë ekspertët përse duhet ta konsideroni dushin e ftohtë si rutinë të përditshme.

Çfarë është terapia e ftohtit?

Terapia e ftohtit është praktika e zhytjes në ujë të ftohtë. Ajo ka origjinë në Greqinë e Lashtë dhe përdorej kryesisht për relaksim dhe socializim. Sot, banjot e ftohta si ‘Plunge’ ose ‘Pod Company Ice Pod’ tregtohen si pjesë e një procesi holistik për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm. Por, zhytja në ujë të ftohtë mund të praktikohet në mënyra të ndryshme, pa pajisje të shtrenjta. Majdoline Jayoushe, specialist i mjekësisë së brendshme në, thotë se terapia e ftohtit mund të bëhet duke notuar në një pishinë të pa-ngrohur ose thjesht duke marrë një dush të ftohtë.

Përfitimet

Sipas Jayoushe:

Ndihmon në luftën kundër depresionit
Ekspozimi ndaj ujit të ftohtë shkakton lirimin e endorfinave, duke ndihmuar shëndetin mendor dhe zhvillimin e shëndetshëm të trurit. Megjithatë, duhen më shumë studime për të sugjeruar se mund të shërojë depresionin.

Redukton inflamacionin dhe ënjtjen
Uji i ftohtë mund të rrisë hormonet e stresit, që përkthehet në përmirësim të biomarkerëve anti-inflamatorë dhe ndihmon në parandalimin e infeksioneve.

Redukton dhimbjet kronike në kyçe dhe muskuj
Ekspozimi në temperatura shumë të ftohta rrit nivelet e norepinefrinës, që ngushton enët e gjakut dhe redukton perceptimin e dhimbjes.

Forcon sistemin imunitar
Dushët e ftohtë rrisin numrin e qelizave të bardha të gjakut dhe reduktojnë deri në 40% infeksionet e traktit të sipërm të frymëmarrjes tek individët që e praktikojnë rregullisht.

Përmirëson metabolizmin
Stresi termik i ujit të ftohtë ndihmon në gjenerimin e energjisë dhe nxehtësisë, rrit indin e yndyrës kafe dhe ndihmon në metabolizmin e glukozës dhe yndyrës.

Përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ul rrezikun e diabetit tip 2
Ndihmon trupin të përdorë insulinën më efektivisht, ngjashëm me stërvitjen.

Redukton dukshmërinë e poreve dhe ndihmon kundër aknes
Ngushtimi i enëve të gjakut përmirëson qarkullimin dhe bën lëkurën më të shëndetshme.

Mund të lehtësojë simptomat e menopauzës
Studimet sugjerojnë se gratë midis 45-59 vjeç përjetuan përmirësime në ndryshimet e humorit dhe valët e nxehtësisë, por duhen më shumë hulumtime.

Përmirëson shëndetin e përgjithshëm
Ndihmon në faktorët kardiometabolikë, rrit endorfinat, përmirëson gjendjen mendore dhe ul hormonët e stresit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E BIZNESMENIT NË ELBASAN/ Shoqërohet në polici një person me banim ne Lezhë, kontrollohet banesa e tij
Previous article TJETËR SKANDAL NË GREQI? Verifikim të 500 mln eurove të BE për matësat inteligjentë të ujit

s.autor

Postime të ngjashme

BORONICAT, ALEATE TË SHËNDETIT MENDOR/ Studimi zbulon se si mund të ndihmojnë në lehtësimin e depresionit Shëndet

BORONICAT, ALEATE TË SHËNDETIT MENDOR/ Studimi zbulon se si mund të ndihmojnë në lehtësimin e depresionit

MOS E NDANI TË VERDHËN NGA E BARDHA/ Studimi: Vezët e plota rrisin me 40% reagimin e muskujve Shëndet

MOS E NDANI TË VERDHËN NGA E BARDHA/ Studimi: Vezët e plota rrisin me 40% reagimin e muskujve

DITA BOTËRORE E DIABEIT/ Mbi 100 mijë persona në trajtim në Shqipëri! Afro 50% nuk janë ende të diagnostikuar Shëndet

DITA BOTËRORE E DIABEIT/ Mbi 100 mijë persona në trajtim në Shqipëri! Afro 50% nuk janë ende të diagnostikuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT