• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK DO SHËROHEM KURRË NGA KJO…”/ Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh
Home
Botë

“NUK DO SHËROHEM KURRË NGA KJO…”/ Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh

6 November, 2025 s.autor Botë

Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos, ka rrëfyer për herë të parë se si vrau vëllain e tij më të vogël pothuajse 70 vjet më parë. Monarku në ekzil, 87 vjeç, që tani jeton në Dubai, botoi këtë javë kujtimet e tij, në të cilat shkruan për vdekjen e vëllait, Alfonso-s.

Që nga viti 1956, kur Alfonso, 14 vjeç, u vra nga një plumb që i goditi ballin më 29 mars, Juan Carlos kishte mbetur i heshtur për ngjarjen. Në librin e botuar në Francë me titullin “Juan Carlos I d’Espagne: Réconciliation”, ai shkruan:

“Nuk do të shërohem kurrë nga kjo tragjedi. Rëndësia e saj do të më ndjekë përgjithmonë.”

Në atë kohë 18-vjeçar, Juan Carlos kishte udhëtuar për të vizituar babanë e tij, mbretin në ekzil Juan de Borbón, në shtëpinë familjare në Estoril, në rivierën portugeze. Ai kujton se, si kadet në Akademinë Ushtarake të Përgjithshme, po luante me vëllain në një dhomë në katin e sipërm me një pistoletë kalibri .22, dhuratë nga një toger.

Në një kapitull prej vetëm dy faqesh me titull “Tragjedia”, Juan Carlos shpjegon se karikatori i pistoletës ishte hequr, prandaj ai kishte menduar se ajo nuk ishte e rrezikshme.

“Nuk kishim idenë që kishte mbetur një plumb në dhomë,” – shkruan ai. “U qëllua një plumb në ajër, ai u përplas dhe goditi vëllain tim drejt e në ballë. Ai vdiq në krahët e babait tonë.”

Nëna e tij, Princesha María de las Mercedes, tregoi se dëgjoi Juan Carlosin të zbriste me nxitim shkallëve për t’i treguar të atit çfarë kishte ndodhur. Juan de Borbón mbuloi trupin e djalit më të vogël me flamurin spanjoll dhe më pas hodhi pistoletën në det.

Nuk pati asnjë hetim gjyqësor mbi rrethanat e vdekjes. Vetëm katër ditë më vonë, Juan Carlos u kthye në Spanjë, ku gjenerali Franco po e përgatiste si pasardhësin e tij. Meqë të dy djemtë ishin vetëm në dhomë, mënyra e saktë se si ndodhi vdekja e Alfonsos ka mbetur gjithmonë e paqartë. Një rrobaqepëse e princeshës María de las Mercedes kishte thënë në atë kohë se Juan Carlos ia kishte drejtuar pistoletën vëllait dhe kishte qëlluar, pa e ditur që ajo ishte e mbushur.

Të tjerë kanë pretenduar se plumbi ishte përplasur diku ose se një derë e hapur i kishte goditur krahun, duke bërë që të qëllonte pa dashje. Juan Carlos shkruan se vdekja e vëllait ishte një “moment ndarës në jetën e tij”, që e ka bërë atë një njeri të palumtur. “Më mungon; do të doja ta kisha pranë, të flisja me të. Humbja e tij më la boshllëk të madh. Pa vdekjen e tij, jeta ime do të kishte qenë më pak e zymtë, më pak e trishtë,” shkruan ai.

Kujtimet e Juan Carlos-it, të shkruara në bashkëpunim me Laurence Debray, gazetare dhe historiane, do të botohen në spanjisht në dhjetor, pas një serie ngjarjesh për të shënuar 50-vjetorin e vdekjes së Francos dhe rikthimin e monarkisë. Ish-mbreti abdikoi në vitin 2014, pas skandaleve mbi lidhjet jashtëmartesore dhe dyshimeve për korrupsion financiar. Pasardhësi i tij, Mbreti Felipe VI, nuk e ka ftuar të atin në ceremoninë kryesore të përvjetorit më 21 nëntor. (The Telegraph)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GODITET RRJETI I MAFIES SHQIPTARE NË SPANJË/ Mbi dy ton drogë dhe 25 milionë euro të sekuestruara, ja si trafikantët u vendosnin çip përgjimi policëve
Previous article BARÇA SHEH MAKTHE NË BELGJIKË/ I ndal edhe Brugge, Flick pranon krizën: Nuk jemi në formë

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT