Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është duke zhvilluar takimin e radhës me Fatmir Mediun në selinë blu, në kuadër të zhvillimeve të fundit që pritet të ndodhin, lidhur me mënyrën se si do të dalin në zgjedhje.
Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se pretendimet e Fatmir Mediut janë për të pasur më shumë se një emër në zonat e sigurta.
Mësohet se ata janë parimisht dakord për të dalë në një listë, por kanë mbetur pa u sqaruar numri i emrave të Mediut dhe qarqet përkatëse.
Ndërkohë kanë mbetur vetëm 6 ditë nga afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve.




