• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUK AFISHONIN ÇMIMIN E NAFTËS DHE NUK DEKLARONIN PUNONJËSIT/ Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan
Home
Aktualitet
Kronikë

NUK AFISHONIN ÇMIMIN E NAFTËS DHE NUK DEKLARONIN PUNONJËSIT/ Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

14 March, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Administrata Tatimore dhe Administrata Doganore kanë nisur kontrollet në tregun e hidrokarbureve, në kuadër të planit të përbashkët operacional për monitorimin e këtij sektori.

Përmes një njoftimi zyrtar për mediat bëhet me dije se ky operacion është zhvilluar në qytetin e Elbasanit në dy pika karburanti.

Gjatë këtij inspesktimi në këto subjekte u identifikuan shkelje të rënda tatimore përfshirë: moslëshim fature, punonjës të padeklaruar, mall pa faturë tatimore, mosafishim i listës së çmimeve, mospërditësim i të dhënave të biznesit.

Administrata Tatimore dhe Administrata Doganore kanë nisur kontrollet në tregun e hidrokarbureve, në zbatim të planit të përbashkët operacional për monitorimin e këtij sektori. Aksioni i parë u zhvillua në Elbasan, në dy subjekte karburanti, ku u identifikuan shkelje të rënda të legjislacionit në fuqi.

Kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin, me qëllim luftën kundër informalitetit, monitorimin e çmimeve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg”, thuhet në njoftim.

Task-Forca e ngritur nga Ministria e Financave më 11 Mars do të kontrollojë tregun e hidrokarbureve për të mos lejuar abuzimet me çmimin e naftës.

Në fokusin e kësaj task-force të Doganave dhe Tatimeve do të jetë kontrolli si i pikave të shumicës ashtu edhe të pakicës, jo vetëm për çmimet por edhe për sasitë e hidrokarbureve që tregtohen nga pikat e tregtimit me shumicë dhe pakicë.

Kontrollet do të shtrihen në të gjithë territorin e vendit deri në 30 qershor 2026, bazuar në analizën e riskut dhe informacionet e disponueshme nga të dy institucionet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOSOVA NJOHU KARTAT SERBE TË IDENTITETIT/ Reagon Rama: Ballkani Perëndimor në BE nuk është bamirësi, por fitore strategjike
Previous article MISTERI I BANKSY-t DREJT ZBULIMIT/ Reuters gjurmon identitetin e artistit anonim që tronditi botën e artit

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT