Rritja e kredisë për individë është nxitur nga normat e ulëta të interesit, por edhe një ofertë më e lartë nga bankat në këtë segment, me qëllim shpërndarjen më të mirë të rrezikut të kredisë.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, tek kategoria e individëve, raporti i kredive me probleme në fund të vitit 2018 ishte 6,4%, ndërsa tek bizneset ky tregues qëndron në nivelin 13,3%.
Sipas BSH-së, kredia për biznesin në fund të vitit të kaluar zuri 65% të totalit të kredisë për ekonominë shqiptare.
Ashtu si edhe në shumicën e ekonomive europiane, kredia në Shqipëri vazhdon të ketë një përqendrim të lartë në segmentin e biznesit. Sipas ekspertëve, një nga arsyet e dominimit të biznesit në strukturën e kredisë është konsolidimi i tregut të kapitalit në Shqipëri, që alternativa e zhvillimit financiar.