• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Norma e vdekshmërisë/  Shqipëria jo më ‘në rrezik’
Home
Sociale

Norma e vdekshmërisë/ Shqipëria jo më ‘në rrezik’

23 January, 2018 luljetaautor Aktualitet, Sociale

Shqipëria, vitin e shkuar, normën e vdekshmërisë e ka pasur 6.8 vdekje/1000 banorë.
Sipas të dhënave më të fundit të ofruara nga World Fact Book, ka normën më të ulët në rajon.

Ndërsa krahasuar me normën mesatare botërore për 2017, e cila ishte 7.8 vdekje/1000 njerëz, e ka më të ulët.

Sipas hartës së ofruar nga ky studim, Shqipëria bën pjesë në zonën jeshile, mesatare, e cila konsiderohet jo problematike.

Sipas të dhënave, normën më të lartë të vdekshmërisë në rajon e ka Serbia, me 13.6 / 1000 banorë, ndjek Bosnja dhe Hercegovina me 10 / 1000 banorë, më pas Maqedonia 9.7 dhe Mali i Zi 9.2.

Shkalla e vdekjeve, sipas studimit, është jo vetëm një tregues i përafërt i situatës së vdekshmërisë në një vend, por nga ana tjetër, tregon me saktësi ndikimin aktual të vdekshmërisë në rritjen e popullsisë, shkruan “Monitor”.

Ky tregues ndikohet në mënyrë të ndjeshme nga shpërndarja e moshës dhe shumica e vendeve në botë kanë treguar një rritje të normës së përgjithshme të vdekjeve.

Kjo ndodh kryesisht nga rënia e normës së fertilitetit si dhe plakjes së shpejtë të popullsisë./ pavarësisht rënies së vazhdueshme të vdekshmërisë në të gjitha moshat, pasi rënia e rezultateve të pjellorisë në një popullsi të plakur.

Sipas INSTAT, për vendin tonë, numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2017 rezulton 4.853, duke shënuar një rritje prej 3,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Gjatë tremujorit të tretë 2017, numri i lindjeve tejkaloi me 2.350 numrin e vdekjeve. Por, gjithsesi shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e tretë 2017, pasqyron një rënie me 46,7 %, në krahasim me tremujorin e tretë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Sulmuesi bën të pamundurën, merr topin nga mesi i fushës dhe...
Previous article Zbulohen detaje të reja rreth transferimit të Ledian Memushajt te Bari

luljetaautor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD Aktualitet

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT