• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NON GRATA”/ Gjikondi: Demaskimi dhe zhburrërimi që iu bë Berishës nga SHBA i jep fund tranzicionit shqiptar
Home
Sociale

“NON GRATA”/ Gjikondi: Demaskimi dhe zhburrërimi që iu bë Berishës nga SHBA i jep fund tranzicionit shqiptar

20 May, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Një lajm të madh për shqiptarët, Partinë Demokratike dhe mbi të gjitha demokracinë shqiptare. Kështu e ka cilësuar shpalljen ‘non grata’ nga ana e SHBA-ve të Sali Berishës, aktivistja Brizida Gjikondi.

Gjikondi është shprehur se demaskimi dhe zhburrërimi që iu bë Berishës nga SHBA i jep fund tranzicionit shqiptar.

“Kjo është një nga nderet më të mëdha që na ka bërë Amerika. Vetëm një ndërhyrje nga jashtë mund të na tundte themelet dhe të na godiste kokën e qelbit që kemi ne këtu. Disa kanë thënë që ne jemi turpëruar ndërkombëtarësisht, por unë nuk mendoj kështu. Mendoj se goditja e personazhit kryesor që me fije të padukshme dhe të dukshme cenon stabilitetin na nderon edhe ndërkombëtarisht”, tha ajo në një bisedë.

Sipas saj ky vendim i SHBA vjen pasi është vërtetuar gjithccka me kujdes. “Është e shmëtuar dhe infantile kjo që thotë Berisha. Para dy ditësh ambasadorja amerikane kur e pyetur për Tom Doshin tha tekstualisht që ne ccdo lloj vendimi që marrim i bashkëngjisim një dokumentacion provues. Dhe është e papranueshme që Basha dhe Berisha të bëjnë një kërkesë në SHBA që ‘na tregoni që jeni sorosianë’. Vetë Basha është produkt i shkollimit të Sorosit. Këto janë broçkulla përmes të cilave gjithnjë është fshehur Berisha”, vijoi Brizida Gjikondi.

Duke folur për kohën e gjetur për bërjen publik të këtij vendimi, në intervistën e dhënë për Report Tv aktivistja Gjikondi shprehjet se SHBA është shumë e kujdesshme kur godet. “Nuk godet në prag të zgjedhjeve apo ata që kanë pushtet politik në një moment të caktuar. Me këtë goditje SHBA dha një mesazh edhe PD-së që të shkëputen nga e kaluara. PD nuk është produkt i Sali Berishës por i mijëra shqiptarëve. Kjo është një goditje që e rigjeneron Partinë Demokratike. Nuk e lexoj vetëm për korrupsionin personal të Sali Berishës por për korruptimin që ai i ka bërë politikës shqiptare”, tha ajo.

Në përfundim, Gjikondi thotë se Sali Berisha nuk ka më asnjë moral që të shkojë në Parlament. “Kur iku Tom Doshi nga Kuvendi që nuk kishte asnjë argument tjetër përveç shpalljes ‘non grata’, për Berishën kishte argument shterues ligjor. Ishin të radhitura shkeljet. Madje kishte edhe paralajmërime për zgjatimet e tij. PD nuk mund të jetë më vegël imuniteti për Bashën dhe Berishën. Nuk mund të ketë imunitet të përjetshëm”, tha ndër të tjera në intervistën e dhënë për Report Tv aktivistja Brizida Gjikondi./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DJALI I FESTON 12- VJETORIN/ Taulant Balla publikon fotot nga festa private, ja dhurata e veçantë
Previous article COVID-19/ 18 milionë materiale të hequra nga Facebook dhe Instagram

s.autor

Postime të ngjashme

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë Aktualitet

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj Aktualitet

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT