• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
NOMINIMET PËR UNESKO/ Maqedonia i merr dy gjëra Shqipërisë i ka patur gjithmonë
Home
Kulturë
Trashegimi

NOMINIMET PËR UNESKO/ Maqedonia i merr dy gjëra Shqipërisë i ka patur gjithmonë

12 December, 2017 g.autor Kulturë, Trashegimi

Në mbledhjen e dymbëdhjetë të komitetit ndërqeveritar të UNESKO-s “Konventa për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore jo-materiale të njerëzimit” që u mbajt nga 03 deri 10 dhjetor 2017 në ishullin Xhexhu të Koresë Jugore, 24 vende anëtare të komitetit të kësaj Konvente i kanë miratuar dy nominimet multinacionale ku mori pjesë edhe Maqedonia dhe ai proces zgjati pothuajse 5 vite, njoftoi doc. Dr. Velika Stojkova-Serafimovska, UNESKO është ekspert i licencuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore jo-materiale.

Përgatitja e nominacioneve multinacionale për përshkrimin e “Praktikave kulturore në lidhje me 1 marsin – Veroret” filloi në vitin 2013 dhe në të morën pjesë Romania si iniciatore, Bullgaria, Maqedonia dhe Moldavia. I gjithë procesi përfshinte qasje shkencore aplikative të identifikimit dhe mbrojtjes së zakoneve dhe besimeve në lidhje me bërjen e “veroreve” të cilat, si pjesë e besimeve para-krishtere akoma praktikohet te popullata e këtyre katër vendeve. Në Republikën e Maqedonisë këto zakone janë ruajtur nga maqedonasit, por edhe te një pjesë e popullatës shqiptare në shtet të cilët ngjashëm në “Festën e Verës” me 14 mars bëjnë verore të kuqe me të bardhë.

Aplikacioni multinacional për mbishkrimin e “festave të verës” si pjesë e trashëgimisë kulturore jo-materiale filloi në vitin 2012 me iniciativën e Komisionit nacional të UNESKO-s për Turqinë. Edhe pse në fillim janë kyçur shtatë vende të rajonit të Evropës juglindore, aplikacionin përfundimtar e dorëzuan vetëm Maqedonia dhe Turqia. Këtë herë Republika e Maqedonisë përshkroi kulturë jo-materiale të mirë që ka të bëjë me pakicat e shtetit dhe atë “Shën Gjergjit ” te turqit dhe romët në Republikën e Maqedonisë.

Përshkrimi i një elementi jo-material kulturor i listave të UNESKO-s është proces i komplikuar që nënkupton hulumtime shkencore-aplikative dhe arkive, njohja e UNESKO-s “Konventa për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore jo-materiale te njerëzimit” (Paris 2003) dhe direktiva operative e saj, përvoja në fushën e mbrojtjes në llojin e trashëgimisë si dhe një varg i aktvendimeve ligjore dhe institucionale që përfshijnë ekspert dhe aktivist kulturor, por e përfshijnë edhe popullatën që është identifikuar si bartës i kulturës së mirë jo-materiale.

Veçanërisht gjatë përpunimit të dosjes multinacionale, rëndësi të veçantë ka edhe diplomacia kulturore, si dhe ekspertiza në njohjen e elementeve të përbashkëta në festimin e këtyre festave te popullata e të gjitha shteteve që paraqiten si bartës në aplikacion. Pikërisht këto aplikacione janë një ndër më të preferuarat nga ana e Sekretariatit të Konventës së UNESKO-s që thekson se aplikacionet e përbashkëta e tregojnë respektin e shteteve drejt diversitetit kulturor dhe kreativitetit njerëzor, por njëkohësisht e përforcojnë edhe ndjenjën e përkatësisë dhe identitetit te vetë bartësit, të cilët përmes këtyre përshkrimeve fitojnë vetëdije më të lartë për rëndësinë shprehjes së tyre kulturore, besimeve, zakoneve që në vetë bashkësinë janë përcjellë me gjenerata.

Për të dy aplikacionet kanë marrë pjesë Ministria e Kulturës, Komitetet nacionale të UNESKO-s, institucionet nga fusha e trashëgimisë kulturore jo-materiale, ekspert të UNESKO-s, si dhe përfaqësues të bartësve të këtyre kulturave nga të gjitha vendet e përfshira.

Nga Republika e Maqedonisë u përfshinë Lidija Topuzovska, ish-sekretare e përgjithshme e Komisionit nacional të UNESKO-s për Maqedoninë si koordinatore kryesore në të gjithë procesin, Ivona OpetçevskaTatarçevska nga Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë dhe doc. dr. Velika Stojkova Serafimovska nga instituti i folklorit “Marko Cepenkov” nga Shkupi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jeni në mëdyshje për dhuratat gjatë festave? Ja ku i keni 6 ide (FOTO)
Previous article IPHONE i 2018-ës me superbateri dhe ekran OLED (DETAJET)

g.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT