Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se duke filluar nga data 17 shkurt do të hiqen të gjitha masat kundër COVID-19 për qytetarët që udhëtojnë drejt Zvicrës.
Njoftimi:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritet në Zvicër, kanë vendosur heqjen e të gjithë masave në kufi për udhëtimet drejt këtij shteti, në kushtet e Covid-19. Duke filluar nga data 17 shkurt 2022, nuk do të kërkohet certifikatë vaksinimi apo shërimi, as provë testi negativ anti-covid dhe as formulari (PLF) për të hyrë në Zvicër.


