• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJOFTIMI/ Kryhet me sukses operacioni i rrallë në Kosovë, i shpëtohet jeta 70 vjeçares
Home
Rajon

NJOFTIMI/ Kryhet me sukses operacioni i rrallë në Kosovë, i shpëtohet jeta 70 vjeçares

19 April, 2020 F.autor Rajon

Një operacion i rrallë është kryer me sukses në Klinikën e Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Për herë të parë është përdorur stenti në enë të gjakut, tek pacientja 70-vjeçare me paralizë (hemiplegji) të anës së majtë si pasojë e mbylljes së enës së gjakut në tru me tromb (ACM djathtas).

Sipas një deklarate të QKUK-së, kjo është bërë e mundur falë mjekëve profesionistë kosovarë dhe menaxhimin mjaft të mirë të SHSKSUK, për krijimin e Stroke Center.

Njoftimi i QKUK-së:

“Ekipi i radiologëve për herë të parë ka përdorur stentin (retriever) për heqjen e gjakut të ngjizur (trombit )në arteriet e trurit (kokës) dhe rihapjes së qarkullimit të gjakut në tru. Stent retriever është një produkt shumë i avansuar i cili ndihmon në kapjen dhe tërheqjen e trombit (gjakut të ngjizur) dhe rihapjes së enës së gjakut. Me rivendosjen e qarkullimit të gjakut në enën e mbyllur, mundësohet të furnizohet me ushqim dhe oksigjen pjesa e trurit e cila është e rrezikuar të dëmtohet, me çka i rikthehen funksionet të cilat filluan të humben (varësisht nga regjioni i dëmtuar i trurit).

Pacientja e trajtuar me procedurën minimale invazive radiologjike të trombektomisë mekanike, menjëherë ka kthyer në masë të madhe funksionimin e dorës së majtë dhe këmbën e majtë . Ekipi radiologëve Dr. Dr. Ilir Bejta, Dr. Murat Murati, udhëhequr nga Dr. Bujar Gjikolli, me ndihmën e teknikut të radiologjisë Shefki Bytyqi, përkrahur nga ekipi i anesteziologjisë Dr. Ismet Arifaj, Dr. Arjan Ademi me anestezistin Bekim Halili, neurologët Dr. Blerim Myftiu, Dr. Bashkim Sheholli, Syzana Aliçkaj dhe mjekët emergjent Dr. Naser Syla, Dr. Nerxhivane Halimi, Dr. Destan Cakaj, Dr. Valbona Gashi, specializantët Dr. Nazife Rexhepi dhe Mirjeta Binakaj.

Kjo teknikë bashkëkohore po aplikohet në ShSKUK si rezultat i iniciativës së Klinikës së Radiologj isë, përkrahur nga menaxhmenti në krye me Dr. Basri Sejdiun, drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Dr. Nexhmedin Shala, i Klinikës së Anesteziologjisë, Prof. Dr. Nehat Baftiu, dhe drejtori i Klinikës emergjente Dr. Basri Lenjani

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAPJA E BIZNESEVE/ Habit Voltana Ademi me sfidën ndaj Ramës: Shumica kanë funksionuar, nuk janë mbyllur
Previous article "KALKULIMET..."/ Rakacolli: Ja sa të infektuar do të kishim nëse s'do ishin marrë masat kufizuese

F.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT