• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJOFTIMI I RËNDËSISHËM/ Ja kur rifillojnë në e-Albania regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta
Home
Sociale

NJOFTIMI I RËNDËSISHËM/ Ja kur rifillojnë në e-Albania regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta

3 August, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Regjistrimi në portalin e-Albania do të rihapet sërisht me datë 15 gusht për regjistrimin online të nxënësve të klasave të para dhe të dhjeta. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi përmes një postmi në ‘Facebook’ e cila thekson se regjistrimet në portal do të jenë të hapura deri në datë 30 gusht.

Sipas ministres Kushi, regjistrimi në e-Albania është një nga risitë risitë më pozitive për vitin e ri shkollor 2021-2022, ku prindërit do të kenë mundësi ta plotësojnë formularin vetëm për 1 minutë dhe pa qenë e nevojshme të mbledhin dokumentacionin nga institucionet.

Ndër të tjera Kushi shkruan se janë marrë parasysh edhe shqetësimet e përcjella nga instiucionet, prindërit dhe nxënësit, lidhur me pamundësinë në disa raste të regjistrimit për arsye teknike, apo tejkalimit të afateve të përcaktuara. Ministrja shkruan se po punohet për këtë çështje me AKSHI-n në mënyrë që regjistrimi të përmbushet me sukses dhe të shmangen problematikat.

Sakaq, ministrja shkruan se do të ketë një mundësi që prindërit t’i regjistrojnë nxënësit e tyre edhe në shkollat jashtë qendrës së banimit. Por kjo alternativë do të zbatohet vetëm nëse shkollat kanë kapacitete të lira dhe pas miratimit të Zyrës Vendore Arsimore, pasi ajo të arsyetojë kërkesën. Sipas saj, përgjigjja e kërkesës do të vijë brenda 24 orëve dhe në rast refuzimi nga ZVA-ja, regjistrimi do të bëhet në shkollën përkatëse ku i takon nxënësit.

“Rihapet portali e-Albania për regjistrimin online të nxënësve të klasave të para dhe të dhjeta

Një nga risitë më pozitive për vitin e ri shkollor 2021-2022 është regjistrimi online i nxënësve të klasave të para dhe të dhjeta nëpërmjet portalit e-Albania, ku prindërit e plotësojnë formularin në vetëm 1 minutë, pa pasur nevojë të mbledhin dokumentacionin nga institucione të ndryshme, pasi tashmë këtë gjë e bëjnë vetë shkollat.

Nisur nga shqetësimet e përcjella nga institucionet tona arsimore, prindërit dhe nxënësit, lidhur me pamundësinë në disa raste të regjistrimit për arsye teknike, apo tejkalimit të afateve të përcaktuara, po punojmë ngushtësisht me strukturat tona dhe me AKSHI-n për përmbushjen me sukses të procedurave. Konkretisht, në periudhën 15 – 30 gusht do të rihapet portali e-Albania për regjistrimin e nxënësve, duke u dhënë mundësi prindërve të bëjnë kërkesën, si dhe të parashtrojnë arsyen e regjistrimit në shkollën jashtë qendrës së banimit.

Në rastet kur shkollat kanë kapacitete të mjaftueshme, mund të regjistrojnë edhe nxënës jashtë zonës së banimit, pas miratimit nga ZVA-të përkatëse mbi bazën e arsyeve të legjitimuara. Shkolla duhet të kthejë përgjigje brenda 24 orëve pas kërkesës për regjistrim. Në rast refuzimi, të interesuarit duhet të vazhdojnë aplikimin brenda afatit në shkollën ku u takon regjistrimi.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe përshtatjen në një kohë shumë të shpejtë me procedurat e reja. Suksese”, shkruan Kushi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJË SKANDAL I MADH PO TRONDIT SERBINË"/ Lidhjet e Aleksandër Vuçiç me mafian
Previous article KRIMI TRONDITËS NË FAMILJEN SHQIPTARE/ Burri i Anisës rrëfehet në Gjykatë: Si nisi sherri, më tha që...

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës Aktualitet

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT