• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJOFTIMI/ Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta
Home
Ekonomi

NJOFTIMI/ Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta

26 March, 2026 s.autor Breaking News, Ekonomi

Nga pasditja e sotme, nafta me pakicë nuk do tregtohet më shumë se 203 lekë/litri. Ky ishte vendimi i parë i marrë nga Bordi i Transparencës që pas rikthimit në fuqi që nga viti 2022. Që nga përshkallëzimi i krizës në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës për 1 litër në treg luhatej nga 214 deri në 217 lekë. Me çmimin tavan të përcaktuar nga Bordi, ulja që ka pësuar nafta në tregun me pakicë është deri në 14 lekë.

Ndërkohë benzina në tregun me pakicë nuk do të shitet më shume se 175 lekë/litri. Nga fillimi i marsit, benzina është tregtuar nga 199 deri në 202 lekë për 1 litër ndërsa ulja e pësuar arrin deri në 27 lekë.

Vendimet e Bordit të Transparencës hynë në fuqi në orën 18:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

NJOFTIMI:

Bordi i Transparencës në datë 26 Mars 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 26 Mars ora 18.30 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRATISEN DREJT SHQIPËRISË/ Shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe
Previous article E PAZAKONTË PËR KOMBËTAREN SHQIPTARE/ Polonia merr vendimin para gjysmëfinales së "play off"

s.autor

Postime të ngjashme

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

VIDEOLAJM/ Protestuesi me thirrje të fortë: Dorëheqje! Nuk ikim nga sheshi pa u larguar Rama Aktualitet

VIDEOLAJM/ Protestuesi me thirrje të fortë: Dorëheqje! Nuk ikim nga sheshi pa u larguar Rama

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit mbërrijnë para Kryeministrisë Aktualitet

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit mbërrijnë para Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT