Ambasada shqiptare në Athinë jep një njoftim me rëndësi për gjithë shqiptarët që jetojnë e punojnë në shtetin fqinj.
Ambasada e RSh në Athinë, njofton se më 28 (e premte) dhe 31 dhjetor (e hënë) 2018, nuk do të mund të bëhen aplikime për pasaporta si dhe shpërndarje të tyre nga Zyra e pasaportave, për shkak të mbylljes së procedurës të fundvitit për inventarizimin e tyre. Për veprime të tjera konsullore, Zyra konsullore do të funksionojë normalisht në datat e sipërpërmendura. Faleminderit për mirëkuptimin dhe Gëzuar festat!


