• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJOFTIMI/ “9 prej të arrestuarve në Shqipëri”, Policia jep detaje për operacionin “BOSPHORUS”
Home
Aktualitet
Kronikë

NJOFTIMI/ “9 prej të arrestuarve në Shqipëri”, Policia jep detaje për operacionin “BOSPHORUS”

16 November, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shqipërisë ka dhënë detaje për operacionin ‘’Bosfor’’ me qëllim goditjen e trafikut të paligjshëm të armëve të prodhuara në Turqi.

Operacioni u shtri në 24 vende, teksa Policia e Shtetit raporton se në Shqipëri janë arrestuar 9 persona si dhe janë konstatuar 7 armë zjarri që janë sekuestruar të tipi 3 pistoleta, 3 automatikë dhe 1 mitraloz, 881 fishekë si dhe sasi të vogla kanabisi, paketa cigaresh dhe 2 dokumente false.

Ky operacion zgjati 9 ditë nga 2-11 nëntori teksa EUROPOL pak më parë njofti se kontrolle pati në 81 banesa në Shqipëri, Portugali, Greqi e Rumani.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar për sekuestrimin e armëve të zjarrit dhe parandalimin e trafikimit të tyre.

Operacioni i koduar “BOSPHORUS”, me pjesëmarrjen e 24 vendeve të Europës, institucioneve dhe agjencive ligjzbatuese të BE-së.

Operacioni çoi në 11 arrestime dhe në 1.776 armë zjarri të sekuestruara në spastrim ndërkombëtar kundër trafikimit të paligjshëm të armëve të prodhuara në Turqi.

Në Shqipëri, në kuadër të operacionit, me qëllim raportimin nëpërmjet Siena, nuk ka patur raste të konstatimit/sekuestrimit të armëve të konvertuara apo gazi apoalarim, por janë sekuestruar 7 armë zjarri, nga këto: 3 pistoleta, 3 automatikë dhe 1 mitraloz, 881 fishekë, sasi të vogla cannabis sativa, paketa cigaresh dhe 2 dokumente false (Leje qëndrimi dhe leje drejtimi polake), si dhe janë arrestuar 9 persona.

24 vende të Europës si Shqipëria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Spanja, Suedia dhe MB, të mbështetura nga Komisioni Evropian, Ekspertët Evropianë të Armëve të Zjarrit dhe Eurojust, përfshirë dhe Europolin, kanë qenë pjesë e një operacioni që ka synuar alarmin dhe sinjalizimin e armëve të prodhuara nga Turqia në mënyrë ilegale të trafikuara nëpër Europë nga Bullgaria dhe shtetet e tjera.

Për të trajtuar rritjen e armëve të transformuara dhe tregtuara në mënyrë të paligjshme, operacioni “BOSPHORUS” u krijua dhe u drejtua nga Policia Rumune brenda kornizës së Platformës Evropiane Multidisiplinare Kundër Kërcënimeve Penale (EMPACT).

Të mbështetur nga Europol-i, autoritet mblodhën të dhëna dhe kryen analiza të inteligjencës të blerësve dhe shitësve të armëve të zjarrit në fillim të këtij viti, për të mundësuar një seri hetimesh dhe aktivitetesh në një nivel kombëtar.

Midis datës 02 dhe 11 nëntor, operacioni vjetor “BOSPHORUS” u përfundua me ditë të veprimit të përbashkët. Gjatë harkut të ditëve të veprimit, oficerët e policisë nga Shqipëria, Greqia, Portugalia dhe Rumania kryen 81 kontrolle banesash.

Këto hetime çuan në arrestimin e 11 personave dhe në konfiskim e 191 armë zjarri, 3714 gëzhoja municionesh, sasi të vogla droge përfshirë hashash (cannabis sativa) dhe kokainë, paketa cigaresh të pavulosura, 1 automjet, 164 cope lëndë piroteknike, dokumente identifikimi false.

Rezultatet paraprake: Para ditëve të veprimit, të gjitha vendet pjesëmarrëse kryen aktivitete dhe hetime të ndryshme që çuan në kapjen shtesë të 1 585 armëve të zjarrit.

Fillimi i operacionit

Drejtuesi i operacionit, mbi veprimtarinë e armëve të zjarrit të EMPACT nga Policia rumune koordinoi një operacion me mbështetjen e Bullgarisë, Spanjës dhe Europol-it. Kuadri për javët e veprimit të përbashkët konsistonte në një punë operative në rrjedhën e sipërme të kryer duke mbledhur informacione inteligjente, kontroll të bazave të të dhënave dhe analiza operacionale të blerësve të armeve në vendet e Bashkimit Europian nga tregtarët bullgarë të armëve të zjarrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË KOSOVË/ 688 të infektuar dhe 11 viktima
Previous article DËSHMIA/ Komandati i UÇK: Lulzim Basha më arrestoi! Ishte edhe çika e Berishës…

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË/ Makina përplaset me motomjetin në Don Bosko, humb jetën 64-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË/ Makina përplaset me motomjetin në Don Bosko, humb jetën 64-vjeçari

KONFLIKT MES NXËNËSVE NË KRUMË/ 17-vjeçari gërvisht me mjet prerës bashkëmoshatarin në oborrin e gjimnazit Aktualitet

KONFLIKT MES NXËNËSVE NË KRUMË/ 17-vjeçari gërvisht me mjet prerës bashkëmoshatarin në oborrin e gjimnazit

NDODH EDHE KJO/ Përndoqi ish të dashurën, por nuk mjaftohet me kaq. Ajo që ndodhi më pas në Tiranë, është e rëndë Aktualitet

NDODH EDHE KJO/ Përndoqi ish të dashurën, por nuk mjaftohet me kaq. Ajo që ndodhi më pas në Tiranë, është e rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT